Shqip
Shqip

Departamenti i Teknologjisë Ushqimore dhe Turizmit

Departamenti i KPL është njësi e zhvillimit të mësimdhënies dhe trajnimit, i cili përfshin fusha të përafërta dhe grupon disiplinat mësimore-trajnuese të përafërta. Ai është përgjegjës për programet e studimit që ofron.

Departamenti i Teknologjisë Ushqimore dhe Turizmit (DTUT) është njësia mësimore-inovative bazë, që përfshin fusha kërkimi homogjene dhe grupon lëndët/modulet mësimore respektive. DTUT është njësi që:
– Nxit, bashkërendon dhe administron veprimtarinë e mësimdhënies, veprimtarinë kërkimore dhe ato të shërbimeve ndaj të tretëve, duke respektuar liritë akademike të personelit akademik.
– Gëzon liri të plotë dhe, krahas kësaj, ka përgjegjësi për të shfrytëzuar burimet materiale dhe financiare në dispozicion të saj.

Departamenti i Teknologjisë Ushqimore dhe Turizmit u ofron studentëve programe studimi profesionale 2-vjeçare në fushën e Teknologjisë Ushqimore dhe Hoteleri-Turizëm (më poshtë mund t’i referohemi edhe si TU dhe HT), duke synuar arsimimin profesional dhe kualifikimin e studentëve në këto fusha.

Zhvillimi i programeve të reja të studimit bëhet në përshtatje me nevojat e shoqërisë, kushtet ekzistuese dhe perspektivat e zhvillimit të vendit.

Programet e studimit me karakter profesional organizohen në dy vite akademike dhe përfshijnë 120 ECTS, me kohëzgjatje normale dy vite akademike.

Diplomimi siguron formimin e teknikëve të lartë të aftë për të kontribuar në zgjidhjen e problemeve teknike në fushën e Teknologjisë Ushqimore dhe Hoteleri-Turizëm.

Ky program synon të sigurojë nivel njohurish në fushën e Teknologjisë Ushqimore dhe Hoteleri-Turizëm, që të jenë të krahasueshme me diplomat që lëshojnë strukturat analoge të KPL-së jashtë vendit.

Studimet në Departamentin e TUT janë të organizuara në funksion të fushës së diplomimit, si më poshtë:

  • Teknologji Ushqimore, me profilet:

    • Teknologji e Produkteve Shtazore

    • Teknologji e Pijeve dhe Ujit

    • Teknologji e Produkteve Bimore
  • Hoteleri-Turizëm
Apliko Tani