Fakulteti i Drejtësisë

Fakulteti i Drejtësisë u krijua në bazë të VKM nr. 258, datë 27.02.2008 të MASH, “Për hapjen e Fakultetit të Drejtësisë”. Fakulteti i Drejtësisë është një ndër njësitë kryesore të Kolegjit Universitar “Qiriazi” dhe ka në përbërjen e tij dy departamente dhe një Qendër Kërkimore-Shkencore.

Fakulteti i Drejtësisë gëzon të gjitha të drejtat dhe liritë akademike që parashikohen në kornizën ligjore në fuqi, si dhe në Statutin e Kolegjit Universitar “Qiriazi”, të miratuar me urdhrin nr. 92 të MASR në datë 01.03.2017, si dhe urdhrin nr. 362, datë 23.12.2020, “Për miratimin e disa ndryshimeve në Statutin e Kolegjit Universitar ‘Qiriazi’”.

Misioni i Fakultetit të Drejtësisë

Fakulteti i Drejtësisë ka për mision:
a) të krijojë, të zhvillojë, të përcjellë dhe të mbrojë dijet përmes mësimdhënies, kërkimit shkencor dhe shërbimeve të tjera që ofron;
b) të formojë specialistë të lartë dhe të përgatisë shkencëtarë të rinj në fushën e drejtësisë, në përputhje me prioritetet e zhvillimit të vendit;
c) të ofrojë mundësi të barabarta për të përfituar nga arsimi i lartë dhe të mësuarit gjatë gjithë jetës, në fushat e tij të ekspertizës;
d) të integrojë mësimdhënien me kërkimin shkencor;
e) të nxisë bashkëpunimin ndërkombëtar në fushat e tij të ekspertizës.

Veprimtaritë kërkimore dhe zhvillimore

Fakulteti i Drejtësisë kryen veprimtari kërkimore-shkencore bazë dhe të zbatuara, studime, projekte për zhvillim dhe veprimtari të tjera krijuese, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe me Statutin e institucionit. Këto veprimtari synojnë:
a) rritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe aftësimin e personelit akademik dhe studentëve për kërkime të pavarura, në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm profesional dhe të karrierës akademike;
b) përgatitjen e personelit akademik dhe studentëve për të kontribuar në procesin e zhvillimit të vendit.

Veprimtaria akademike e FD-së zhvillohet në përputhje me parimet dhe standardet e Hapësirës Evropiane të Arsimit të Lartë (HEAL), duke reflektuar parimet dhe objektivat e Procesit të Bolonjës, si dhe kornizën ligjore në fuqi. Fakulteti i Drejtësisë synon të promovojë mirëkuptimin ndërkulturor, mendimin kritik, tolerancën politike dhe fetare, barazinë gjinore, vlerat demokratike dhe qytetare.

Zhvillimi i karrierës dhe mbështetja e studentëve

Fakulteti i Drejtësisë garanton zhvillimin e karrierës së personelit akademik, në respekt të lirisë akademike dhe meritës, në përputhje me kornizën ligjore në fuqi. Ai mundëson kualifikimin e vazhdueshëm të personelit ndihmës-akademik dhe administrativ, mbështet dhe mbron studentët në ushtrimin e të drejtës së tyre për arsim cilësor dhe siguron përfaqësimin e tyre si partnerë të plotë në qeverisjen e tij.

Programet e studimit

Studimet në Fakultetin e Drejtësisë synojnë arsimimin profesional dhe kualifikimin shkencor të studentëve në fushën e drejtësisë, nëpërmjet integrimit të mësimit me kërkimin. Fakulteti ofron programe studimi të akredituara në fushat e shkencave juridike, të organizuara në module dhe të vlerësuara në kredite sipas Sistemit Evropian të Transferimit dhe Grumbullimit të Krediteve (ECTS).

Zhvillimi i programeve të reja bëhet në përshtatje me nevojat e shoqërisë, kushtet ekzistuese dhe perspektivat e zhvillimit të vendit. Programet e hapura dhe ato të akredituara shpallen publikisht në faqen zyrtare të KUQ dhe në portalin e Rrjetit Akademik Shqiptar (RASH), para fillimit të aplikimeve për pranimin e studentëve.

Programet e studimit universitar organizohen në dy nivele të njëpasnjëshme: në Ciklin e Parë dhe në Ciklin e Dytë të studimit. Diplomimi në të dy nivelet siguron formimin e specialistëve të aftë për të kontribuar në zgjidhjen e problemeve teknike sipas fushave përkatëse. Programet e studimeve në Fakultetin e Drejtësisë u referohen arritjeve teorike dhe praktike të shkencave në përgjithësi dhe, veçanërisht, shkencave juridike, të cilat synojnë nivel të krahasueshëm me diplomat e fakulteteve analoge jashtë vendit.

Rregullore Departamenti e Drejtë Civile dhe Tregtare

Rregullore Fakulteti Drejtësisë

Rregullore QKSH Fakulteti i Drejtësisë

Rregullore Departamenti e Drejtë Publike dhe Penale

Apliko Tani