Departamenti i së Drejtës Publike dhe Penale (DDPP) është njësia mësimore-kërkimore bazë, që përfshin fusha kërkimi homogjene dhe grupon modulet mësimore respektive.
DDPP është njësi që:
-
Nxit, bashkërendon dhe administron veprimtarinë e mësimdhënies, veprimtarinë kërkimore dhe ato të shërbimeve ndaj të tretëve, duke respektuar liritë akademike të personelit akademik.
Gëzon liri të plotë dhe, krahas me këtë, ka përgjegjësi për të shfrytëzuar burimet materiale dhe financiare në dispozicion të saj.
DDPP u ofron studentëve programe studimi në fushën e së drejtës publike dhe penale, duke synuar arsimimin profesional dhe kualifikimin shkencor të studentëve në këto fusha.
Zhvillimi i programeve të reja të studimit bëhet në përshtatje me nevojat e shoqërisë, kushtet ekzistuese dhe perspektivat e zhvillimit të vendit. Programet e studimit universitar organizohen në dy nivele të njëpasnjëshme: në Ciklin e Parë dhe në Ciklin e Dytë të studimit.
Diplomimi në të dy nivelet e studimeve universitare siguron formimin e specialistëve të aftë për të kontribuar në zgjidhjen e problemeve teknike, në fushën e së drejtës publike dhe penale.
DDPP synon të sigurojë nivel njohurish në shkencat e së drejtës publike dhe penale, që të jenë të krahasueshme me diplomat që lëshojnë strukturat analoge universitare jashtë vendit.
Studimet në Fakultetin e Drejtësisë, DDPP, janë të organizuara në funksion të fushave të diplomimit, si më poshtë:
a) Studime të Integruara në Drejtësi (Cikli i Parë i Studimeve – Bachelor)
b) Studime të Integruara në Drejtësi (Cikli i Dytë i Studimeve – Master Shkencor)
