Qëllimi dhe aftësitë që fitohen në përfundim të programit të studimit
Qëllimi i programit Bachelor në Menaxhim Hoteleri-Turizëm është që studentët të fitojnë aftësi profesionale dhe udhëheqëse, të cilat do t’u shërbejnë atyre personalisht, bizneseve dhe komunitetit ku do të operojnë.
Ky program përgatit specialistë turizmi me cilësi dhe aftësi të larta teknike e profesionale, të orientuar drejt një karriere të suksesshme, në përputhje me modelet dhe vizionet bashkëkohore të strukturave institucionale publike dhe private, në kontekstin e globalizimit dhe integrimit evropian.
I gjithë procesi akademik udhëhiqet dhe synon që studentët, në përfundim të ciklit të studimit:
-
Të kenë njohuritë e nevojshme për t’u formuar si specialistë të menaxhimit dhe marketingut në biznese të vogla dhe të mesme, në sektorin publik dhe privat, në fushën e hotelerisë dhe turizmit.
-
Të zotërojnë njohuri mbi perspektivat sipërmarrëse dhe të jenë të aftë të identifikojnë, vlerësojnë dhe zhvillojnë mundësi të reja biznesi.
-
Të kenë një bazë të qëndrueshme njohurish në fushat e menaxhimit, marketingut, financës dhe ekonomisë, duke demonstruar profesionalizëm në fushën e hotelerisë, turizmit dhe marketingut, si dhe të jenë të përgatitur për studime më të avancuara.
-
Të demonstrojnë komunikim profesional dhe efektiv, si dhe aftësi bashkëpunuese e udhëheqëse në përmbushjen e qëllimeve dhe objektivave të grupeve ku do të angazhohen.
Kriteret e pranimit dhe forma e studimit
| Kategoria | Përshkrimi |
|---|---|
| Kriteret e pranimit | Sipas kritereve të meritës për Maturën Shtetërore dhe VKM mbi notën mesatare. |
| Forma e studimit | Me kohë të plotë |
| Kohëzgjatja zyrtare e studimeve | 3 vite, 6 semestra, 180 kredite (ECTS) |
Mundësitë e punësimit
Të diplomuarit në këtë program mund të punësohen si:
- Specialistë në shërbimin e klientelës.
- Menaxherë për shërbimet ndaj të huajve.
- Menaxherë eventesh.
- Menaxherë në agjenci udhëtimi.
- Menaxherë në sektorin publik.
- Themelues dhe drejtues të sipërmarrjeve të vogla ose të mesme në fushën e hotelerisë dhe turizmit.
- Këshillues dhe konsulentë në fushën e studiuar.
Mundësitë për studime të mëtejshme
Njohuritë dhe aftësitë e fituara gjatë programit u mundësojnë studentëve të ndjekin karrierë kërkimore ose akademike, përmes vazhdimit të studimeve të ciklit të dytë (Master i Shkencave ose Master Profesional) në të njëjtën fushë ose në fusha të afërta, duke rritur kështu mundësitë për zhvillim të mëtejshëm profesional.
🔗 Kliko këtu për të parë kurrikulën e programit të studimit.
