Drejtoria

Drejtoria

Drejtoria është organ kolegjial që drejtohet nga drejtori dhe përbëhet nga:

a) Drejtori;
b) Zëvendës- drejtori/ët;
c) Drejtuesit e njësive bazë;
d) Administratori i njësisë kryesore.

Drejtoria harton planin strategjik të zhvillimit të njësisë kryesore, mbështetur në propozimet e njësive bazë të tij, si edhe ato të administratorit të njësisë kryesore.
Drejtoria koordinon tërë veprimtarinë e njësive bazë në përmbushjen e detyrave dhe funksioneve të vetë njësive bazë dhe në tërësi ato si njësi kryesore.

Funksionet e drejtorisë janë ndër të tjera:

a.Promovon dhe motivon kualifikimin e stafit akademik në përmbushjen e detyrave dhe propozon shpërblime, sipas rastit, tek administratori i institucionit;
b.Orienton njësitë bazë të tij në rishikimin e programeve ekzistuese të studimeve, në ciklin e studimeve Profesionale 1 dhe 2 vjeçare, si dhe mbështet nismat e njësive bazë për hapjen e programeve të reja të studimit;
c.I propozon Senatit Akademik për miratim, programet e studimit të rishikuara, ato të hartuara për t’u hapur të reja pranë njësisë kryesore, si dhe propozimet për mbyllje të programeve, kurdoherë mbështetur në propozimet dhe argumentet e bëra nga njësitë bazë.
d.Miraton orarin mësimor, i cili afishohet së paku një javë para fillimit të procesit mësimor.
e.Përgatit raportin vjetor të veprimtarisë mësimore të njësisë kryesore për vitin akademik.
f.Kërkon raportime nga drejtuesit e njësive bazë për probleme të veçanta që dalin nga diskutimet në mbledhjet e drejtorisë dhe/ose dërgon përfaqësues të drejtorisët në takime me departamentet.

Apliko Tani