LIRIDON MULAJ – Alumni / Shkrimtar
Vitet e studimit në Kolegjin Universitar “Qiriazi” kanë qenë ndër vitet më të vlefshme të jetës sime, jo vetëm për vlerën akademike të institucionit, por edhe për ndjesinë e fortë të një ambienti familjar në marrëdhëniet e brendshme. Ishte kjo frymë që e bënte të natyrshme përballimin e vështirësive të një studenti. Pedagogët, drejtuesit dhe stafi administrativ kanë qenë gjithmonë shtyllat e mirëfunksionimit të Universitetit “Qiriazi”.
Aty pata mundësinë që, krahas studimeve, të themeloja klubin e librit “Qiriazi” – një klub që funksionoi në mënyrë të shkëlqyer dhe që mirëpriti disa nga emrat më të njohur të letërsisë bashkëkohore shqiptare. Studimet e mia aty kanë qenë një nxitje e fortë intelektuale dhe shpirtërore për të arritur qëllimet e mia.
DAJANA GJOKA – Financë
Kolegjin Universitar “Qiriazi” e zgjodha për disa arsye: tarifat e favorshme të shkollës, përfshirjen në aktivitete të ndryshme social-kulturore, si dhe klubet studentore që organizon vetë institucioni. Krahas leksioneve, ofrohen edhe praktika profesionale në biznese të ndryshme, mundësi punësimi në Shqipëri dhe jashtë vendit, si gjatë vitit akademik, ashtu edhe në sezonin veror. Vlen të përmenden edhe kurset profesionale, certifikatat, njohja e diplomës në shumë vende të Europës, si dhe mbështetja e vazhdueshme e universitetit për zhvillimin e talenteve të studentëve.
KLEVISA GJOKA – Edukim Fizik dhe Sporte
Duke qenë se sporti është pasioni im, më duhej të zgjidhja një universitet me standarde të larta, ndaj vendosa të vazhdoj studimet në Kolegjin Universitar “Qiriazi”. Ky institucion ka një staf akademik shumë profesional që bën diferencën me universitetet e tjera, si dhe ofron infrastrukturë moderne dhe hapësira sportive të përshtatshme për çdo disiplinë. Për të gjithë ata që dëshirojnë të studiojnë në Fakultetin e Edukimit, Shkencave Sociale dhe Sporteve, ju sugjeroj që pasionin tuaj ta ktheni në profesion në Universitetin “Qiriazi”.
ELDIS ARRNJETI – Financë
Jam Eldis Arrnjeti, student në vitin e dytë në Fakultetin e Ekonomisë, dega Financë. Arsyet që më shtynë të zgjedh Universitetin “Qiriazi” janë të shumta, por do të veçoja: stafin e kualifikuar, pozicionin gjeografik shumë të favorshëm, mundësinë e akomodimit në konviktet moderne të realizuara së fundmi nga Bashkia e Tiranës, mundësitë për punë sezonale jashtë vendit, tarifat e arsyeshme dhe kushtet shumë të mira për zhvillimin e mësimit.
Megjithatë, ajo që e bën të veçantë këtë universitet është mikpritja dhe ngrohtësia që të ofron – diçka që e gjen me vështirësi diku tjetër.
KRISTIANA VATNIKAJ – Financë
Duke qenë se ky është universiteti im i dytë, mund të bëj lehtësisht dallimin dhe të veçoj atë që më ka ofruar më shumë. Universiteti “Qiriazi” ka gjithçka që kërkon një student: kushte shumë të mira, mësimdhënie cilësore, mikpritje dhe mbështetje nga stafi akademik. Gjithashtu, ofron mundësi për trajnime profesionale, përgatitje shtesë, si dhe mundësi punësimi brenda dhe jashtë vendit. Për mua, ka qenë zgjedhja e duhur.
