Qëllimi dhe aftësitë që fitohen në përfundim të programit të studimit
Qëllimi i programit Bachelor në Menaxhim Biznesi është që studentët të fitojnë aftësi profesionale dhe udhëheqëse, të cilat do t’u shërbejnë atyre personalisht, bizneseve dhe komunitetit ku do të operojnë.
I gjithë procesi akademik udhëhiqet dhe synon që studentët, në përfundim të ciklit të studimit:
-
Të kenë njohuritë e nevojshme për formimin e tyre si specialistë të menaxhimit dhe marketingut të bizneseve të vogla dhe të mesme.
-
Të zotërojnë njohuri mbi perspektivat sipërmarrëse dhe të jenë të aftë të identifikojnë, vlerësojnë dhe zhvillojnë mundësi të reja biznesi.
-
Të kenë një bazë të qëndrueshme njohurish në fushat e menaxhimit, marketingut, financës dhe ekonomisë, duke demonstruar profesionalizëm në praktikë dhe në studimet e mëtejshme të avancuara.
-
Të demonstrojnë komunikim profesional dhe efektiv, si dhe aftësi bashkëpunuese dhe udhëheqëse në përmbushjen e objektivave të grupit ku do të angazhohen.
Figura profesionale bazë që formohet nëpërmjet këtij programi është ajo e specialistit, administratorit të biznesit dhe marketingut.
Kriteret e pranimit dhe forma e studimit
| Kategoria | Përshkrimi |
|---|---|
| Kriteret e pranimit | Sipas kritereve të meritës për Maturën Shtetërore dhe VKM mbi notën mesatare. |
| Forma e studimit | Me kohë të plotë |
| Kohëzgjatja zyrtare e studimeve | 3 vite, 6 semestra, 180 kredite (ECTS) |
Mundësitë e punësimit
Të diplomuarit në këtë program mund të punësohen në:
- Institucione publike ose private.
- Kompani publike ose private.
- Organizata të ndryshme, si specialistë ose menaxherë në fushën përkatëse të studimit.
- Organizata jofitimprurëse.
- Organizata joqeveritare vendase dhe të huaja.
- Banka vendase ose të huaja, të nivelit qendror ose të dytë.
- Biznese të tjera, si specialistë të fushës, menaxherë apo këshillues.
- Themelim dhe drejtim të sipërmarrjeve të vogla ose të mesme.
- Shërbime konsulence dhe ekspertize në fushën e studiuar.
Mundësitë për studime të mëtejshme
Njohuritë dhe aftësitë e fituara gjatë këtij programi u mundësojnë studentëve të ndjekin edhe një karrierë akademike ose kërkimore, përmes vazhdimit të studimeve të ciklit të dytë (Master i Shkencave ose Master Profesional) në të njëjtën fushë ose në fusha të afërta, duke rritur kështu mundësitë për zhvillim të mëtejshëm profesional.
🔗 Kliko këtu për të parë kurrikulën e programit të studimit.
