Qëllimi dhe aftësitë që fitohen në përfundim të programit të studimit
Qëllimi i programit Master Shkencor në Financë është formimi i ekspertëve dhe specialistëve të mirëfilltë në fushën e shkencave të financave. I gjithë procesi akademik udhëhiqet dhe synon:
- Thellimin, zgjerimin dhe specializimin e njohurive teorike, si dhe aftësive për kërkim të avancuar dhe të pavarur shkencor.
- Pajisjen e studentëve me mjetet, aftësitë dhe njohuritë e thelluara teorike e shkencore për një karrierë të suksesshme profesionale dhe akademike nga njëra anë, dhe nga ana tjetër, krijimin e një profili të qëndrueshëm përmes përshtatjes së vazhdueshme të aftësive në praktikë.
Kriteret e pranimit dhe forma e studimit
| Kategoria | Përshkrimi |
|---|---|
| Kriteret e pranimit | Sipas kritereve të meritës për Maturën Shtetërore dhe VKM mbi notën mesatare. |
| Forma e studimit | Me kohë të plotë |
| Kohëzgjatja zyrtare e studimeve | 3 vite, 6 semestra, 180 kredite (ECTS) |
Mundësitë e punësimit
Të diplomuarit në programin Master i Shkencave në Administrim Biznesi mund të punësohen në ndërmarrje private, institucione publike, banka dhe institucione financiare, organizata jofitimprurëse, kompani konsulence dhe organizata ndërkombëtare. Formimi i fituar u mundëson të ushtrojnë funksione drejtuese, administrative dhe analitike, ndër të cilat:
- menaxher ose administrator biznesi;
- drejtues ose specialist i burimeve njerëzore;
- specialist i financës dhe buxhetimit;
- specialist i marketingut dhe shitjeve;
- menaxher projektesh;
- analist biznesi;
- specialist i planifikimit dhe zhvillimit strategjik;
- specialist i prokurimeve dhe logjistikës;
- konsulent biznesi;
- specialist në administratën publike;
- koordinator në organizata jofitimprurëse dhe ndërkombëtare;
- sipërmarrës dhe drejtues i biznesit të vet.
Programi krijon gjithashtu mundësi për zhvillimin e mëtejshëm të karrierës në pozicione menaxheriale dhe për vazhdimin e studimeve të ciklit të tretë.
Mundësitë për studime të mëtejshme
- Kreditet e fituara gjatë këtij programi mund të transferohen në një program tjetër të të njëjtit nivel, në këtë institucion ose në institucione të tjera të arsimit të lartë, duke u dhënë studentëve mundësinë të ndjekin studime të mëtejshme brenda ose jashtë vendit.
- Ndjekja e studimeve të doktoraturës dhe pasuniversitare, duke rritur mundësitë për zhvillim të mëtejshëm akademik, kërkimor dhe profesional.
- Ndjekja e studimeve Master Ekzekutiv, program i ciklit të tretë me karakter dhe orientim praktik, i fokusuar në aftësimin profesional.
