Departamenti i KPL është njësi e zhvillimit të mësimdhënies dhe trajnimit, i cili përfshin fusha të përafërta dhe grupon disiplinat mësimore-trajnuese të përafërta. Ai është përgjegjës për programet e studimit që ofron.
Departamenti i Teknologjisë së Informacionit u ofron studentëve programe studimi në fushën e Teknologjisë së Informacionit, duke synuar arsimimin profesional dhe kualifikimin e studentëve në këtë fushë.
Zhvillimi i programeve të reja të studimit bëhet në përshtatje me nevojat e shoqërisë, kushtet ekzistuese dhe perspektivat e zhvillimit të vendit.
Programet e studimit me karakter profesional organizohen me kohëzgjatje normale, që është një ose dy vite akademike, dhe përfshijnë 60 ose 120 ECTS.
Diplomimi, në të dy rastet, siguron formimin e specialistëve të aftë për të kontribuar në zgjidhjen e problemeve teknike në fushën e Teknologjisë së Informacionit.
Ky program synon të sigurojë nivel njohurish në fushën e Teknologjisë së Informacionit, që të jenë të krahasueshme me diplomat që lëshojnë strukturat analoge të KPL-së jashtë vendit.
Studimet në Departamentin e Teknologjisë së Informacionit janë të organizuara në funksion të fushës së diplomimit, si më poshtë:
- Teknologji Informacioni dhe Komunikimi
- Elektronikë
- Web Design
Forma e studimeve është me kohë të plotë.
