Studentë të programit Hoteleri Turizëm zhvilluan një vizitë edukative pranë Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit. Kjo vizitë u realizua në kuadër të lendës zhvillimi i guidave turistike, me tematikë objektet historike dhe vendet e kujtesës.
Studentet e shoqëruar nga shefja e departamentit Menaxhim Biznesi Dr. Erjona Fusha u priten nga Dr.Edlir Orhani, specialist prane AIDSSH dhe në të njëjtën kohë lektor i jashtëm tek Universiteti Qiriazi dhe zonja Ajkana Toni, pergjegjëse e sektorit të kërkesave studimore dhe mediatike.
Gjatë vizitës u fol per historikun e ish-sigurimit të shtetit dhe për dritëhijet e sistemit diktatorial, për rolin e vendeve të kujtesës dhe nevojën e trajtimit të tyre sipas standarteve të kohës.
Gjithashtu studentët zhvilluan edhe një vizitë në arkive.
Për çdo pyetje ose informacion të mëtejshëm, ju lutemi të mos hezitoni të na kontaktoni!
mailto:[email protected]
+355 67 2000 874
Ju mirëpresim në ambientet e Universitetit, rruga Taulantët, Kodër-Kamëz, Tiranë 1029



