Biografia
Dr. Ida Kruti është zëvendës Rektore, si dhe pedagoge pranë Fakultetit të Edukimit, Shkencave Sociale dhe Sportit në Kolegjin Universitar “Qiriazi”, ku ushtron veprimtarinë e saj akademike në fushat e psikologjisë dhe edukimit. Dr. Kruti ka përfunduar studimet universitare në Gjuhë Gjermane, studimet pasuniversitare në mësimdhënien e gjermanishtes si gjuhë e huaj pranë Universitetit të Tiranës, si dhe zoteron një master në “Psikologji Klinike”. Në vitin 2016 ka fituar gradën shkencore “Doktor i Shkencave” në Psikologji.
Veprimtaria e saj kërkimore përqendrohet në psikologjinë e zhvillimit, me fokus të veçantë te zhvillimi njohës, emocional dhe social i fëmijëve dhe adoleshentëve, agresiviteti dhe bullizmi, dallimet gjinore, shëndeti mendor, ndikimi i teknologjisë dhe inteligjencës artificiale, si dhe faktorët që ndikojnë në performancën akademike. Dr. Kruti është autore e monografisë Psikologjia e Zhvillimit të Adoleshentëve (UET Press, 2024) dhe e një sërë artikujsh shkencorë të botuar në revista kombëtare dhe ndërkombëtare.
Dr. Kruti ka marrë pjesë me referime në konferenca shkencore në Shqipëri dhe jashtë vendit, si dhe ka shërbyer si anëtare e bordeve shkencore dhe organizative të konferencave kombëtare e ndërkombëtare. Në veprimtarinë e saj profesionale, Dr. Kruti ka shërbyer si eksperte e jashtme për sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë në Malin e Zi dhe ka kontribuar në hartimin e testeve për kualifikimin e mësuesve dhe të programeve mësimore pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar.
- Anëtare e Senatit Akademik
- Pjesëmarrëse në grupin e punës për standardizimin e testit MMPI- 2-RF. Përkthim, pilotim dhe standartizim i testit në popullsinë shqiptare. Giunti O.S. Psychometrics. Itali
- Anëtare e Komitetit Shkencor të revistës shkencore-informative “KYRIAS” të Kolegjit Universitar “Qiriazi” ISSN: 3006-8592 https://qiriazi.edu.al/wp-content/uploads/2025/05/Revista-Kyrias-nr.3.pdf
- Eksperte e jashtme për Agjensinë e Kontrollit dhe Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë. Podgoricë, Mali i Zi https://akokvo.me/en/experts-list/
- Recensuese për International Journal of Science, Technology and Society
BOTIME LIBRA
- (2024) Psikologjia e Zhvillimit të Adoleshentëve. Monografi Autor Ida Kruti, UET PRESS, ISBN 978-9928-388-53-7

