Shqip
Shqip
Mbrojtja e temave të diplomimit shënon kulmin e rrugëtimit akademik dhe momentin kur njohuritë e fituara ndër vite marrin formë përmes kërkimit shkencor dhe analizës profesionale.
Studentët e programeve Master i Shkencave në Financë dhe Administrim Biznesi prezantuan punimet e tyre përpara komisioneve akademike, duke dëshmuar përgatitje, mendim kritik dhe aftësi për të trajtuar çështje bashkëkohore të fushave përkatëse.
I urojmë suksese të gjithë kandidatëve në këtë etapë të rëndësishme të zhvillimit të tyre profesional dhe akademik.