Shqip
Shqip

Takim Informues me Akademinë e Studimeve Ndërkombëtare

Në ambientet e Kolegjit Universitar “Qiriazi” u zhvillua një takim informues me përfaqësues të Akademisë së Studimeve Ndërkombëtare (ISA), me fokus mentorimin akademik dhe profesional për studentët që synojnë zhvillimin e aftësive në fushën e lidershipit ndërkombëtar.

Gjatë prezantimit, u theksua se ISA ofron programe trajnimi dhe internshipi në SHBA, duke u krijuar studentëve mundësi për të zgjeruar përvojat e tyre akademike dhe profesionale në vende si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja, Mbretëria e Bashkuar dhe vendet e Bashkimit Europian.

Përfaqësueset e ISA, Prof. Dr. Albana Shehaj dhe MBA Alda Muskaj, informuan studentët mbi marrëveshjet e bashkëpunimit që Akademia ka lidhur me kompani ndërkombëtare të rekrutimit në fushat e kulinarisë dhe hotelerisë. Këto programe përfaqësojnë një mundësi konkrete për studentët që dëshirojnë të integrohen në tregun global të punës.

Galeria