Jeni gati të bëni përzgjedhjen tuaj për universitetin ku do të nisni studimet, por e gjithë procedura ju duket e komplikuar? Ejani dhe të kryejmë të gjithë procesin bashkë, nga fillimi në fund.
Si fillim ju duhet të keni account-in tuaj në protalin studentor U Albania: https://ualbania.al/ .
Pasi të keni hapur portaln në fjalë, do të gjeni dhe klikoni ikonën që lexon “Maturant”.
Më pas, plotësoni të dhënat tuaja me ID-në e Maturës dhe numrin personal të identifikimit. Pasi të keni plotësuar të gjitha fushat e kërkuara, klikoni “Identifikohu”.
Më pas klikoni ikonën “Konfirmo”.
Rradhën tani e ka vendosja e kodit të aplikimit në kutinë që do t’ju shfaqet në ekran. Bëhet fjalë për kodin 6 shifror me të cilin keni kryer pagesën.
Pasi ta shkruani, klikoni mbi ikonën “Përfundo aplikimin”.
Më pas shkarkoni dhe printoni formularin e aplikimit. Dhe tani jeni gati të bëni zgjedhjen e duhur për të ardhmen tuaj.
Ju lutemi, ndiqni me kujdes të gjithë hapat, në mënyrë që të evitoni çdo keqkuptim i cili mund të pengojë procesin!
Rektorati i Kolegjit Universitar Qiriazi ka miratuar zhvillimin e sezonit të vjeshtës, si dhe një sezon të përshpejtuar për studentët e viteve të fundit.
Sezoni i vjeshtës
31 gusht – 11 shtator 2026
Gjatë këtij sezoni:
* Numri i provimeve nuk duhet të tejkalojë limitin 50% + 1, sipas Rregullores së Kolegjit Universitar Qiriazi.
* Sezoni do të vlejë edhe për deri në 3 provime të mbartura nga vitet e mëparshme, pa e tejkaluar në total kufirin prej 5 ose 6 provimesh, në varësi të programit të studimit.
Për regjistrim të provimeve jeni të lutur të paraqiteni pranë sekretarisë mësimore.
🌐https://www.qiriazi.edu.al
📨mailto:[email protected]
🌳linktr.ee/qiriazi
☎️+355 67 2000 874
📍Ju mirëpresim në ambientet e Universitetit, rruga Taulantët, Kodër-Kamëz, Tiranë 1029
Kolegji Universitar “Qiriazi” njofton se Senati Akademik ka miratuar Strukturën Akademike për vitin akademik 2026–2027, e cila përcakton organizimin e procesit mësimor për të gjitha programet e studimit.
Struktura përfshin programet e ciklit të parë (Bachelor), programet e ciklit të dytë (Master i Shkencave), programet e integruara të ciklit të dytë “Master i Shkencave në Drejtësi”, si dhe programet e studimit me karakter profesional. Dokumenti përcakton kalendarin akademik, kohëzgjatjen e semestrave, periudhat e mësimit, praktikave profesionale, provimeve, riprovimeve dhe pushimeve akademike.
Viti akademik 2026–2027 fillon më 5 tetor 2026 dhe përfundon më 24 shtator 2027, në përputhje me aktet ligjore dhe vendimet përkatëse të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.
Ftojmë të gjithë studentët, pedagogët dhe të interesuarit të njihen me Strukturën Akademike, e cila shërben si dokumenti zyrtar orientues për organizimin e vitit akademik.
📄 Bashkëngjitur gjeni Strukturën Akademike 2026–2027 të miratuar nga Senati Akademik i Kolegjit Universitar “Qiriazi”.