Shqip
Shqip

Programi “Procredit Onboarding Programme” për studentët e Universitetit Qiriazi

Procredit Bank realizoi takim me studentët e Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin Qiriazi, ku prezantoi programin 6 mujor ‘’Procredit Onboarding Programme’’, mundësi punësimi dhe intershipi kundrejt pagese për studentët e diplomuar më parë dhe ata që janë në proces diplomimi.

Trajnimi me një kohëzgjatje 26 javore ndihmon në rritjen përsonale dhe profesionale të studentëve, i cili kombinon modulet e trajnimit teorik me atë praktik.

Një pjesë e trajnimeve do të realizohen online, një pjesë në bankën lokale dhe disa të tjera në Qëndrën e Trajnimit në Serbi, ku programi zhvillohet në gjuhën angleze.
Qëllimi kryesor i Universitetit Qiriazi është të përgatisë studentë të kualifikuar për punësim në kompani auditimi, konsulence, banka, kompani sigurimi e institucione të tjera financiare, etj.

#zgjidhqiriazin #universitetiqiriazi #100vjetqiriazi

Galeria