Shqip
Shqip

Praktikë mësimore në fabrikën Hako

Studentët e programit 2-vjeçar “Teknologji Ushqimore” të Kolegjit Universitar Qiriazi, realizuan vizitë në ambjentet e Fabrikës së prodhimit të sallamit “Hako”.

Teknologët e ardhshëm u njohën nga afër me metodologjinë e përdorur gjatë teknologjisë së prodhimit të sallamit brenda standarteve ligjore dhe realizimin e saj permes paisjeve adekuate, si perzgjedhja e lendës së parë, bluarja e mishit, perzierja, mbushja në mbështjellës, tharja, paketimi dhe ruajtja.

#universitetiqiriazi #student #teknologjiushqimore #university

Galeria