Studentët e vitit të dytë të programit “Teknologji Ushqimore” përfunduan javën e tyre të parë të praktikave profesionale pranë Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV) nën drejtimin e lektores Ornela Luka.
Gjatë kësaj kohe, ata eksploruan departamentet pranë këtij autoriteti ku realizuan testet për alkoolin në pijet alkoolike, matën sasinë e sheqerit në mjaltë, si dhe peroksidet dhe aciditetin në vajin e ullirit, dhe u informuan rreth metodave të falsifikimeve të ndryshme të produkteve ushqimore.
Më tej, studentët vizituan dhe u njohën me departamentin e Mikrobiologjisë, ku u familjarizuan me teknikat për analizimin e mikroorganizmave në ushqime dhe ndoqën analiza specifike për prezencën e Salmonella-s, Escherichia coli dhe Shigella-s. Ata gjithashtu diskutuan me ekspertët e departamentit për rrezikun që paraqesin këto baktere dhe masat parandaluese që duhen marrë.
Në fund të javës së praktikës, studentët patën një kuptim më të thellë të rëndësisë së një laboratori të akredituar dhe fituan një perspektivë më të qartë mbi rolin e një teknologu ushqimor në një laborator.
Një falenderim për gjithë stafin e Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV) për gadishmërinë e treguar. ![]()
Për çdo pyetje ose informacion të mëtejshëm, ju lutemi të mos hezitoni të na kontaktoni në:
+355 67 2000 874
Ju mirëpresim në ambientet e Universitetit, rruga Taulantët, Kodër-Kamëz, Tiranë






