Sot në TIRANË, Kolegji Universitar Qiriazi ishte pjesë e Panairit Work and Study 2026, ku prezantuam programet tona të studimit për maturantët dhe të rinjtë të interesuar për të vazhduar arsimin e lartë. 

Gjatë aktivitetit patëm mundësinë të zhvillonim biseda të vlefshme me maturantët dhe vizitorë, duke ndarë informacion mbi drejtimet e studimit, mundësitë e zhvillimit profesional dhe përgatitjen praktike që ofrojmë për tregun e punës. Interesi dhe angazhimi i maturantëve e bënë këtë eksperiencë edhe më të veçantë për ne.
Faleminderit të gjithëve që vizituan stendën tonë dhe u njohën më nga afër me vizionin akademik të Kolegjit Universitar Qiriazi. 

Do jemi përsëri nesër në të njëjtin vend, ku mezi presim të takojmë maturantët dhe të vazhdojmë këtë rrugëtim produktiv informues drejt zgjedhjeve të tyre akademike dhe profesionale.

