Shqip
Shqip

Fakulteti i Drejtësisë i KUQ i bashkohet nismës globale kundër martesave të fëmijëve

Nga Prof. Asoc. Enida Bozheku, Dr. Meri Kraja

Të premten, më 27 nëntor 2026, Fakulteti i Drejtësisë i Kolegjit Universitar “Qiriazi” do t’i bashkohet veprimtarive që zhvillohen në mbi 100 vende të botës me rastin e shënimit për herë të parë të Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Martesave të Fëmijëve, të Hershme dhe të Detyruara.

Në orën 09:00, përpara fillimit të mësimit, studentët e Drejtësisë do të mblidhen në hollin kryesor, ku do të ndezin qirinj në shenjë shprese dhe solidariteti me fëmijët e prekur nga kjo praktikë. Ftohen të marrin pjesë të gjithë studentët e Drejtësisë që kanë mësim atë ditë, por jo vetëm. Veprimtaria do të zgjasë deri në 15 minuta, pas së cilës mësimi do të vijojë sipas orarit.

Ndezja e qirinjve i përgjigjet ftesës së Jurists for Children Worldwide (JCW) për të shprehur një angazhim të përbashkët kundër martesave të fëmijëve. Këto martesa cenojnë të drejtën për arsim, dëmtojnë shëndetin dhe kufizojnë mundësitë e vajzave për të vendosur për të ardhmen e tyre. Përmes kësaj nisme, juristët angazhohen të raportojnë rastet e martesave të fëmijëve dhe të bashkëpunojnë për të forcuar mbrojtjen ligjore të tyre.

Me këtë veprimtari hapet edhe fushata “100 Ditë Veprimi”, që zhvillohet nga 27 nëntori 2026 deri më 8 mars 2027. Gjatë kësaj periudhe, universitetet dhe fakultetet e drejtësisë ftohen të organizojnë seminare, diskutime me studentët dhe simulime gjyqësore, si dhe të nxisin kërkimin mbi parandalimin e martesave të fëmijëve.

This will close in 0 seconds