Shqip
Shqip

Panairi Work and Study 2026, Pogradec

Sot në POGRADEC, Kolegji Universitar Qiriazi ishte pjesë e Panairit Work and Study 2026, ku prezantuam programet tona të studimit për maturantët dhe të rinjtë të interesuar për të vazhduar arsimin e lartë. 🎓✨
Gjatë aktivitetit patëm mundësinë të zhvillonim biseda të vlefshme me maturantët dhe vizitorë, duke ndarë informacion mbi drejtimet e studimit, mundësitë e zhvillimit profesional dhe përgatitjen praktike që ofrojmë për tregun e punës. Interesi dhe angazhimi i maturantëve e bënë këtë eksperiencë edhe më të veçantë për ne.
Faleminderit të gjithëve që vizituan stendën tonë dhe u njohën më nga afër me vizionin akademik të Kolegjit Universitar Qiriazi.