Tiranë, 5 nëntor 2026
Studentët e programit të studimit Edukim Fizik dhe Sporte të Kolegjit Universitar “Qiriazi” zhvilluan orë mësimore teorike dhe praktike në ambientet e Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” në Tiranë, me fokus disiplinat e volejbollit dhe basketbollit.
Veprimtaria u dha studentëve mundësinë të zbatojnë njohuritë e fituara gjatë procesit mësimor, të zhvillojnë aftësitë teknike dhe praktike, si dhe të njihen më nga afër me organizimin dhe zhvillimin e aktiviteteve sportive në ambiente profesionale.
Ndërthurja e formimit teorik me përvojën praktike përbën një element të rëndësishëm të përgatitjes së studentëve në fushën e edukimit fizik dhe sporteve. Përmes aktiviteteve të tilla, Kolegji Universitar “Qiriazi” synon të forcojë kompetencat profesionale të studentëve dhe t’i përgatisë ata për kërkesat e tregut të punës.
Kjo veprimtari është pjesë e qasjes së institucionit për të nxitur të nxënit përmes praktikës dhe për të zgjeruar përvojat mësimore përtej auditorëve universitarë.

Studentët e programit “Edukim Fizik dhe Sporte” të Kolegjit Universitar “Qiriazi” gjatë zhvillimit të orëve mësimore praktike në disiplinat e volejbollit dhe basketbollit, në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, Tiranë

