Studentët e Kolegjit Universitar “Qiriazi”, të programit 2-vjeçar “Teknologji Ushqimore”, zhvilluan praktikën mësimore pranë fabrikës së ujit “Selita”.
Teknologët e ardhshëm u njohën me procesin teknologjik dhe laboratorik pranë kësaj fabrike. Ata kishin mundësi të njihen më nga afër me proceset teknologjike që nga filtrimi i ujit, mbushja, deri në paketim i gjithë procesi i automatizuar dhe i avancuar.
Të gjitha njohuritë teorike të marra gjatë studimit mbi ujin i zhvilluan në praktikë tek fabrika Selita.
#universitetiqiriazi #student #universitety #laboratory
