Shqip
Shqip

Ndërkombëtarizimi prioritet i Universitetit Qiriazi

🇪🇺Ndërkombëtarizimi vazhdon të mbetet prioritet i Universitetit Qiriazi, i cili synon të zgjerojë më tej veprimtaritë akademike dhe shkencore.

📑Së fundmi, Universiteti Qiriazi mori pjesë në konferencat shkencore ndërkombëtare, në fushat: Shkenca dhe Teknologji Inxhinierike, Shkenca dhe Teknologji të Jetës, Shkenca dhe Teknologji të Natyrës dhe Shkenca Sociale, që u mbajtën në datat 31 gusht- 1 shtator në Budva të Malit të Zi, organizuar nga Shoqata turke e Akademikëve “Kutbilge”.

🏫Si universitet partner bashkëorganizator, Universiteti Qiriazi u përfaqësua në këtë konferencë nga drejtuesi i Zyrës së Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Menaxhimit të Projekteve, z. Viliem Kurtulaj.

🤝Gjithashtu, në takimin e përfaqësuesëve të universiteteve partnere u ra dakord që bashkëpunimi midis Shoqatës së Akademikëve “Kutbilge” dhe Universitetit Qiriazi të vazhdojë edhe në të ardhmen me aktivitete të përbashkëta si konferenca, publikime të artikujve shkencorë, etj.

Galeria

This will close in 0 seconds