Shqip
Shqip

Marrëveshje bashkëpunimi me Akademinë Gjermane Auxila

 Sot, në mjediset e Kolegjit Universitar Qiriazi u zhvillua një takim me përfaqësuesit e Akademisë gjermane të Trajnimit & Edukimit “Auxila”. 

Rezultat i këtij takimi ishte firmosja e një marrëveshje bashkëpunimi midis dy institucioneve. Marrëveshja i jep mundësinë studentëve të Kolegjit Universitar Qiriazi të kryejnë praktikën profesionale në Gjermani në fushën e Kujdesit Social dhe Shëndetësor.
Gjithashtu, në takim u diskutua edhe për mundësi të tjera bashkëpunimi midis dy institucioneve siç janë programet e përbashkëta studimore, mësimi i gjuhës gjermane, dhe mundësitë e punësimit të studentëve të “Qiriazit” në Gjermani pas përfundimit të studimeve.

#universitetiqiriazi

Galeria