Shqip
Shqip

Konkursi vjetor ‘’Future Business Idea”

Universiteti Qiriazi organizoi kompeticionin ‘’Future Business Idea 2023’’, konkurs vjetor i idesë së biznesit, ku ju ofroj studentëve të të gjitha disiplinave mundësi për të eksploruar idetë e tyre kreative dhe inovative të biznesit! Ky konkurs kishte si qëllim inkurajimin dhe nxitjen e studentëve të të gjitha fushave, rritjen e kreativitetit dhe shndërrimin e një ideje biznesi nga teorike ne një projekt konkret.

Idetë e përzgjedhura u vlerësuan nga një Juri profesioniste: Pedagoget Dr. Marsela Resulaj, Dr. Proc. Edvina Polaj dhe Z. Brian Shkodrani, Themelues u ‘’Smartup Digjital’’ & “Brainenergy”.

Dy idetë më të mira të biznesit të përzgjedhura nga juria ishin:
1) Biznesi ‘’Qëndra Rezidenciale Reno’’ fitoj çmimin e parë, ide e realizuar nga studentja e programit profesional 2 vjeçar “Kujdes Social dhe Shëndetësor, Marina Dyli.
2) Biznesi ‘’A.A.A. (Alpha Academy of Albania)’’ u rendit në vëndin e dytë si ideja më e mirë e biznesit e realizuar nga studenti i programit profesional 2 vjeçar “Teknologji Ushqimore”, Arjon Goga.

Përgjatë 1 jave studentët u trajnuan nga një staf i kualifikuar dhe profesionistësh në fushën e biznesit, si: Z. Brian Shkodrani, Themelues i SmartUP Digital dhe Brainenergy; Z. Ermir Mamaqi, Trajner Shitjesh & Marketingu, Lektor në UAMD, Themelues i Trace Marketing dhe Kaizen shpk; Dr. Marsela Resulaj, Pedagoge në Universitetin Qiriazi , Branch Director në Sigal Unica Group Austria Durrës.

Në fund të konkursit u shpërndanë çertifikata për studentët pjesëmarrës dhe dy çmime fituese, vendi i parë 100% bursë studimi dhe vendi i dytë 75% bursë studimi.

Urime dhe suksese të gjithë studentëve pjesëmarrës, duke shpresuar në konkretizimin e këtyre projekt ideve inovative të biznesit.

#universitetiqiriazi #futurebusinessidea2023 #student #university

Galeria