Shqip
Shqip

Aktiviteti me temë: “Sfidat e të rinjve në tregun e punës dhe botën universitare”

Sot, më 29 Prill 2025, Fondacioni Davidi në bashkëpunim me Universiteti Qiriazi dhe Student Economic Forum mirëpritën gjimnazistët e Gjimnazit “Ibrahim Rugova” në aktivitetin me temë: 📚 “Sfidat e të rinjve në tregun e punës dhe botën universitare”.

🎓 Aktiviteti u zhvillua në disa sesione interaktive, ku gjimnazistët patën mundësinë të diskutojnë drejtpërdrejt me pedagogë të fushave të ndryshme dhe përfaqësues të Universitetit Qiriazi. Nxënësit u ndanë në 6 grupe, ku secili grup zhvilloi bashkëbisedime të shkurtra dhe të drejtpërdrejta me pedagogët dhe studentët e Universitetit Qiriazi.

💬 Nxënësit ndanë përvojat e tyre personale, duke pasuruar diskutimet dhe duke evidentuar sfidat reale me të cilat përballen sot të rinjtë.

🎲 Aktiviteti vijoi me lojëra argëtuese dhe quiz-e edukative, ku grupet fituese u vlerësuan me çmime simbolike.

🥂 Takimi përfundoi me një sesion socializimi dhe koktej, duke inkurajuar krijimin e rrjeteve dhe kontakteve të reja ndërmjet pjesëmarrësve.

🙏 Falënderojmë të gjithë nxënësit e Gjimnazit “Ibrahim Rugova”, pedagogët dhe përfaqësuesit e Student Economic Forum për kontributin dhe mbështetjen në realizimin me sukses të këtij aktiviteti të rëndësishëm akademik.