Shqip
Shqip

Xhudo në Kolegjin Universitar Qiriazi – një vlerë akademike dhe sportive unike!

Lënda e Xhudos zhvillohet si pjesë e kurrikulës mësimore për degën Edukim Fizik dhe Sporte, për studentët e vitit të tretë.
Xhudo është një sport olimpik, i njohur dhe i praktikuar gjerësisht në universitetet më prestigjioze të botës.
Kolegji Universitar Qiriazi është aktualisht i vetmi në Shqipëri që e ka përfshirë Xhudon si lëndë mësimore dhe sport në kurrikulën e Arteve Marciale, duke e bërë këtë program unik në nivel kombëtar.
📚 Përfshirja e Xhudos në kurrikulë:
rrit vlerën akademike të diplomës,
e bën atë më konkurruese dhe të pranueshme ndërkombëtarisht,
e afron programin me standardet e universiteteve më të mira në botë.
🤼‍♂️ Gjatë orëve praktike, studentët zhvillojnë teknikat bazë dhe të avancuara të Xhudos në tatam. Në përfundim të lëndës, realizohet testimi praktik, si pjesë e përgatitjes për provimin teorik, i cili zhvillohet në sezonin e shkurtit, ku edhe lënda mbyllet zyrtarisht.