Shqip
Shqip

Vizita e Grupit të Vlerësimit të Jashtëm në Kolegjin Universitar “Qiriazi”, në kuadër të akreditimit të programit profesional në Hoteleri–Turizëm

Më 12 tetor 2026, në Kolegjin Universitar “Qiriazi” u zhvillua vizita e Grupit të Vlerësimit të Jashtëm, në kuadër të procesit të akreditimit të programit të studimit profesional dyvjeçar në Hoteleri–Turizëm, të organizuar nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL).

Gjatë vizitës u zhvilluan takime me drejtuesit e institucionit, personelin akademik dhe administrativ, studentët dhe përfaqësues të tregut të punës. Diskutimet u përqendruan në organizimin dhe funksionimin e programit të studimit, cilësinë e mësimdhënies, mbështetjen e studentëve, infrastrukturën dhe bashkëpunimin me industrinë e hotelerisë dhe turizmit.

Vizita u zhvillua në kuadër të procedurave të vlerësimit të jashtëm për akreditimin e programit të studimit, në përputhje me standardet e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë.

This will close in 0 seconds