Shqip
Shqip

Kolegji Universitar “Qiriazi” dhe Shkolla e Mesme Profesionale Hoteleri–Turizëm nënshkruajnë Marrëveshje Mirëkuptimi për Bashkëpunim Institucional

Tiranë, 8 tetor 2026

Kolegji Universitar “Qiriazi” (KUQ) dhe Shkolla e Mesme Profesionale Hoteleri–Turizëm nënshkruan sot, dt. 8 tetor 2026, një Marrëveshje Mirëkuptimi për Bashkëpunim Institucional, me synim forcimin e lidhjeve ndërmjet dy institucioneve, shkëmbimin e përvojave dhe zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta në fushën e hoteleri-turizmit, si dhe të teknologjisë ushqimore.

Takimi u zhvillua në mjediset e shkollës, me pjesëmarrjen e drejtoreshës së shkollës, znj. Elona Qehajaj dhe nëndrejtoreshës, znj. Fatbardha Sula. Nga Kolegji Universitar “Qiriazi” morën pjesë Dr. Valbona Nathanaili, drejtuese e Zyrës së Marrëdhënieve me Jashtë dhe Projekteve, Dr. Gjovalin Gjeloshi, drejtues i Departamentit të Teknologjisë Ushqimore & Turizimit, dhe Luana Harizaj, pedagoge.

Marrëveshja synon të mbështesë shkëmbimin e stafit dhe organizimin e veprimtarive të përbashkëta mësimore e profesionale, duke krijuar mundësi për bashkëpunim ndërmjet mësuesve, pedagogëve, nxënësve dhe studentëve. Një vëmendje e veçantë i kushtohet lidhjes ndërmjet formimit teorik dhe praktikës profesionale, në funksion të përgatitjes së të rinjve për sektorin e hotelerisë dhe turizmit.

Pas nënshkrimit, përfaqësuesit e KUQ-së vizituan mjediset mësimore dhe të praktikës profesionale të shkollës, ku u njohën nga afër me punën e nxënësve dhe veprimtarinë e mësuesve. Vizita shërbeu edhe për të diskutuar mundësi konkrete për aktivitete të ardhshme ndërmjet dy institucioneve.

Ky bashkëpunim zgjeron lidhjet e Kolegjit Universitar “Qiriazi” me arsimin e mesëm profesional dhe mbështet zhvillimin e programit të tij profesional në Hoteleri–Turizëm dhe Teknologji-Ushqimore.