Sot patëm kënaqësinë të mirëpresim studentët e Universitetit “Haxhi Zeka” nga Peja, Kosovë, të cilët vizituan ambientet e Universitetit Qiriazi.
Gjatë kësaj vizite, ata u njohën nga afër me mundësitë akademike, programet e studimit dhe hapësirat moderne që universiteti ynë ofron për zhvillimin profesional dhe personal të studentëve.
Një ditë e mbushur me shkëmbim përvojash, energji pozitive dhe bashkëpunim mes të rinjve nga të dy vendet.










