Shqip
Shqip
Dr. Meri Kraja
Kthehu te stafi akademik

Drejtues Departamentesh dhe Zyrash

Dr. në Marrëdhënie Ndërkombëtare Meri Kraja

Drejtuese e Departamentit të së Drejtës Ndërkombëtare

Departamenti i së Drejtës Ndërkombëtare

Biografia

Dr. Meri Kraja është pedagoge dhe drejtuese e Departamentit të së Drejtës Publike dhe Penale në Fakultetin e Drejtësisë të Kolegjit Universitar “Qiriazi”. Ajo është diplomuar në Drejtësi pranë Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, ka përfunduar studimet Bachelor në Studime Ndërkombëtare dhe Masterin Shkencor në Shkenca Ndërkombëtare pranë Universitetit të Torinos, si dhe mban gradën “Doktor” në Marrëdhënie Ndërkombëtare nga Universiteti i Tiranës. Gjithashtu, është avokate e licencuar dhe ka përfunduar studime pasuniversitare në fushën e europrojektimit. Veprimtaria e saj akademike dhe kërkimore përqendrohet në të drejtat e njeriut, shtetin e së drejtës, integrimin evropian, të drejtën ndërkombëtare dhe evropiane, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe shoqërinë digjitale. Ajo është autore dhe bashkautore e artikujve shkencorë të botuar në revista kombëtare dhe ndërkombëtare, përfshirë botime të indeksuara në Scopus, si dhe ka marrë pjesë me referime në konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare.

  1. Doktor në Marrëdhënie Ndërkombëtare, Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë.
  2. Avokate, Nr. Licencës 6516
  3. Master në Europrojektim 2021–2027, Europa Business School, Amsterdam. HOLANDË.
  4. 2011 Master Shkencor në “Shkenca Ndërkombëtare”, Universiteti i Torinos, Fakulteti i Shkencave Politike ITALI
  5. 2008 Bachelor në “Studime Ndërkombëtare”, Universiteti i Torinos, Fakulteti i Shkencave Politike, Dega: Marrëdhënie Ndërkombëtare, ITALI
  6. 2003 Diplomuar në Drejtësi (Dega Jurist), Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”

Dr. Kraja ka shërbyer si menaxhere e projektit evropian “YouCOME” – Erasmus Youth 2021 CB dhe është anëtare e bordeve shkencore të revistave akademike. Në Kolegjin Universitar “Qiriazi” kontribuon në hartimin e programeve mësimore, rregulloreve dhe strategjive institucionale, në proceset e akreditimit dhe sigurimit të cilësisë, si dhe në përfshirjen e studentëve në kërkim dhe botime shkencore.

  • Anetare e Komitetit Shkencore, Revista KYRIAS, revistë shumëdisiplinare shkencore-informative e Kolegjit Universitar Qiriazi https://qiriazi.edu.al/wp-content/uploads/2024/03/Kyrias-2nd-Issue.pdf 
  • Anëtar ekipi “Përmirësimi i shëndetit mendor dhe mirëqenies personale për kujdesin parësor në Shqipëri”, program i zhvilluar në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Institutit për Aktivizim dhe Ndryshim Social (IANS) dhe Kolegjit Universitar “Wisdom”. 22.06.2022 – 09.09.2022
  • Project Manager “YouCOME” – Erasmus Youth 2021 CB, projekt i bashkëfinancuar nga Bashkimi Europian dhe partneriteti konsorciumi me Institutin e Kërkimeve dhe Zhvillimit “Wisdom”. 01.02.2022 – 31.01.2024

Kërkim & Botime

Publikime shkencore

  1. (2024) Euroization of the Economy and the Negative Impact of the Strengthening of the Local Currency on Exports and Other Economic Indicators in Albania Transnational Press London
  2. (2024) Hipotezat në historiografinë shqiptare për mbrojtjen e hebrenjve. Kyrias Scientific-Informative Journal. Tirana, Albania. ISSN 3006-8592
  3. (2021) Enigma e procesit të gjenocideve. Wisdom, 8. Tiranë, Albania. ISSN 2410-8472.
  4. (2024, 30 maj) Sustainable Tourism and the 2030 Agenda. Kumtesë e paraqitur në International Scientific Conference on Tourism and Hospitality, Tiranë, Shqipëri. Botuar në Kyrias Scientific-Informative Journal (ISSN 3006-8592)