Shqip
Shqip
Prof. As. Dr. Enida Bozheku
Kthehu te stafi akademik

Drejtues të Njësive Kryesore

Prof. As. Dr. Enida Bozheku

Dekane e Fakultetit të Drejtësisë

Rektorati

Biografia

Prof. As. Dr. Enida Bozheku është juriste, pedagoge dhe kërkuese shkencore, me një formim të gjerë akademik në fushën e së drejtës penale, procedurës penale dhe studimeve politike. Ajo është diplomuar në Drejtësi në Universitetin “Sapienza” të Romës (2003-2008), ku ka përfunduar gjithashtu Masterin Ekzekutiv në të Drejtë Tregtare Ndërkombëtare (2009). Në të njëjtin universitet ka fituar gradën Doktor i Shkencave në të Drejtë dhe Procedurë Penale në vitin 2014 dhe, më pas, një doktoraturë të dytë në Studime Politike në vitin 2020.

Aktualisht mban titullin akademik Profesor i Asociuar dhe ushtron detyrën e Dekanes së Fakultetit të Drejtësisë në Kolegjin Universitar Qiriazi. Veprimtaria e saj akademike dhe kërkimore përqendrohet në të drejtën penale dhe procedurën penale, reformën në drejtësi, kriminalitetin dhe sigurinë, të drejtën dhe teknologjinë, si dhe në ndërveprimin ndërmjet zhvillimeve juridike, politike dhe shoqërore. Për më shumë se gjashtë vjet Prof. As. Dr. Enida Bozheku ka qenë pedagoge pranë Fakultetit të Drejtësisë të Kolegjit Universitar “Luarasi”; ka zhvilluar veprimtari akademike si pedagoge e jashtme pranë Universitetit Telematik “Pegaso” në Romë (2010), Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Tiranës (2015) dhe Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës (2020).

Krahas veprimtarisë akademike, që prej vitit 2009 ushtron profesionin e avokates në Romë dhe Tiranë. Prej vitit 2010 është anëtare e International Association of Penal Law (AIDP).

Prof. As. Dr. Bozheku është autore e monografive dhe e një numri të konsiderueshëm artikujsh shkencorë të botuar në revista kombëtare dhe ndërkombëtare, përfshirë revista të indeksuara në Scopus; ka marrë pjesë dhe ka referuar në konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, duke trajtuar çështje që lidhen me reformën e sistemit juridik shqiptar, drejtësinë penale, krimin kibernetik, të drejtat dhe mbrojtjen e të miturve, si dhe sfidat bashkëkohore të së drejtës; e pranishme ne media.

Pjesëmarrje në shoqata profesionale

  1. Anëtare e Urdhrit të Avokatëve, Tiranë (Shqipëri)
  2. Anëtare e Urdhrit të Avokatëve Romë (Itali)
  3. Anëtare e AIDP “International Association of Penal Law”, Siracusa Itali, atashim sektorial AIDP – Albania me seli ne Prishtine (Kosovë)
  4. Anëtare e CESIAL “Centro Studi Alta Formazione Italo – Albanese” pranë CEMAS “Centro Interdipartimentale per la Ricerca Scientifica e la Cooperazione con l’Euroasia, il Mediterraneo e l’Africa Subsahariana” të Universitetit “Spaienza”, Romë, Itali
  5. Anëtare e Shoqatës së Shkencëtarëve të Kosovës
  6. Anëtare e Aleanca e Profesionistëve të Lirë, Tirane Shqiperi
  7. Anëtare e “Rotary Club International Tirana”, Tirana, Albania e regjistruar pranë “Rotary International”, Illinois, USA.

Çmime dhe Vlerësime

  • 2015 “Toga e Artë”, akorduar nga Shoqata e Avokatëve Penalistë Shqiptarë, në vlerësim të kontributit profesional në fushën e së drejtës penale
  • 2012 “Ekselenca Shqiptare në Botë”, vlerësim i akorduar nga Ministria e Arsimit e Republikës së Shqipërisë

Botime

  1. (2017) Linja interpretuese të normës juridike: Ligji, struktura dhe nënstruktura e tij. Autor Enida Bozheku Gent-Grafik, Tiranë. ISBN 978-9928-202-38-3
  2.  (2016). Gjykimi i shkurtuar: Profile interpretuese doktrinare.Autor Enida Bozheku Ada, Tiranë. ISBN 978-9928-204-60-8
  3. (2014). Deontologjia e profesionit të avokatit në Republikën e Shqipërisë dhe Kosovë. Autor Enida Bozheku Toena, Tiranë. ISBN 978-99943-1-968-8

Fusha kërkimore

Interesa akademike

  • Criminal Law and Criminal Procedure
  • Justice Reform and Legal Systems
  • Criminal Policy and Crime Studies
  • Cybercrime and Cybersecurity
  • Medical Law and Criminal Liability
  • Juvenile Justice
  • Human Rights
  • Law and Technology
  • Political and Interdisciplinary Studies.

Publikime shkencore

Po shfaqen 6 publikimet më të reja nga 10 gjithsej.

Shiko të gjitha 10 publikimet