Shqip
Shqip
Dr. Gjovalin Gjeloshi
Kthehu te stafi akademik

Drejtues Departamentesh dhe Zyrash

Dr. në Hortikulturë Gjovalin Gjeloshi

Drejtues i Departamentit të Teknologjisë Ushqimore dhe Turizmit

Departamenti i Teknologjisë Ushqimore dhe Turizmit

Biografia

Dr. Gjovalin Gjeloshi është Drejtues i Departamentit të Teknologjisë Ushqimore dhe Turizmit dhe Drejtues i Zyrës së Burimeve Njerëzore, Arkivit dhe Protokollit.

Dr. Gjovalin Gjeloshi është agronom, studiues, gazetar dhe publicist me një veprimtari të gjatë profesionale në fushën e bujqësisë, hortikulturës dhe medias. Është diplomuar për Agronomi në Universitetin Bujqësor të Tiranës, ku ka përfunduar edhe studimet e avancuara dhe ka fituar gradën shkencore “Doktor i Shkencave” në Hortikulturë.

Veprimtaria e tij kërkimore-shkencore është e lidhur veçanërisht me studimin dhe kultivimin e aktinidias (kivit) në Shqipëri. Ai është ndër specialistët e parë që është angazhuar me futjen dhe kultivimin e kësaj bime në vend pas viteve 1990. Studimet e tij kanë trajtuar përshtatjen e aktinidias në kushtet agroklimatike të Shqipërisë, shtrirjen e saj në Ultësirën Perëndimore, si dhe teknikat e shumimit dhe prodhimit të fidanëve. Është autor dhe bashkautor i dy librave kushtuar kësaj kulture, si dhe i artikujve shkencorë në fushën e hortikulturës.

Krahas profilit akademik dhe profesional në agronomi, Dr. Gjeloshi ka një veprimtari të gjatë në gazetari dhe publicistikë, të nisur që në rini dhe të zhvilluar më tej gjatë studimeve universitare. Ka qenë sekretar i kolegjiumit dhe kryeredaktor i gazetës “Studenti i Bujqësisë” dhe, në vijim, autor i një numri të konsiderueshëm artikujsh, reportazhesh dhe botimesh publicistike. Shkrimet e tij trajtojnë çështje bujqësore, mjedisore, sociale, ekonomike dhe politike.

Një tjetër drejtim i veprimtarisë së tij është administrimi dhe legjislacioni zgjedhor. Ka marrë pjesë në administrimin e proceseve zgjedhore vendore dhe kombëtare, si dhe në trajnime dhe aktivitete të specializuara brenda dhe jashtë vendit.

BOTIME LIBRA

  • (2023) Mosha e artë e një universiteti. Autor Gjovalin Gjeloshi Kolegji Universitar Qiriazi
  • “Zgjedhjet në Bosnjë-Hercegovinë”, botuar me mbështetjen e IFES (USAID).

Fusha kërkimore

Interesa akademike

  • Hortikulturë
  • Agronomi
  • Kultivimi dhe prodhimi i aktinidias (kivit)
  • Teknologji të shumimit dhe prodhimit të fidanëve
  • Zhvillim bujqësor dhe mjedis
  • Administrim dhe legjislacion zgjedhor

Kërkim & Botime

Publikime shkencore

  1. (2026) Comparative Descriptive Economic Analysis of Greenhouse Vegetable Production, AI Adoption, and Food Safety Across Selected Countries and Regions
  2. (2026) Sustainable Development of the Tourism Sector in Albania: A Priority for Economic Growth –A Descriptive Analysis of Tourist Flows by Travel Purpose
  3. (2025) Microbiological Hazards in Fresh Produce and Their Control Methods; The Case of Albania
  4. (2025) The Importance of Food Safety in Albania” explores its impact on health, consumers, and development
  5. (2025) FOOD SAFETY STANDARDS: A PRIORITY FOR THE DEVELOPMENT OF THE VEGETABLE SECTOR AND CONSUMER PROTECTION
  6. (2024) MARKET LEVEL OF AGRI-FOOD PRODUCTS IN ALBANIA, LOCAL PRODUCTION, COMPETITIVENESS AND IMPACT OF MARKETING
  7. (2024) The Impact of Marketing in Increasing the Level of Competitiveness for Agro- Food Products in Albania
  8. (2014) Effect of Indole-3-Butyric Acid (IBA) 3000 ppm on rooting ability and vegetative growth of the vegetative cuttings of kiwifruit