Shqip
Shqip
Prof. Dr. Abdyl Sinani
Kthehu te stafi akademik

Drejtues të Njësive Kryesore

Prof. Dr. Abdyl Sinani

Drejtor i Kolegjit Profesional të Lartë

Rektorati

Biografia

Prof. Dr. Abdyl Sinani është Drejtor i Kolegjit Profesional të Lartë në Kolegjin Universitar “Qiriazi”. Prof. Dr. Abdyl Sinani është një personalitet i shquar i shkencave të Ushqimit dhe Teknologjisë Ushqimore. Prof. Dr. Abdyl Sinani ka punuar si specialist, drejtor, zëvendësministër në Ministrinë e Industrisë së Lehtë dhe Ushqimore dhe në Ministrinë e Bujqësisë dhe Ushqimit.
  • Diplomuar në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës për Kimi Industriale.
  • 1983 Fiton gradën “Kandidat i Shkencave” (Doktor)
  • 1992 Titullin shkencor “Bashkëpunëtor i Vjetër Shkencor”(Docent)
  • 1995 Titullin “Mjeshtër Kërkimesh” (Profesor i Asociuar)
  • 2004 Titullin “Profesor”
Është hartues i disa programeve lëndësh, pjesmarrës dhe referues në konferenca brenda dhe jashtë vendit, drejtues dhe pjesmarrës në mjaft projekte dhe studime të rëndësishme në fushën e teknologjisë ushqimore.
Prof. Dr. Abdyl Sinani është autor i shumë librave, si “Kimia e teknologjisë ushqimore”, “Bluarja”, “Merceologjia ushqimore”, “Teknologjia e blojes së drithërave”, “Teknologjia e ruajtjes dhe përpunimit të drithërave” etj. Gjithashtu, autori i shumë monografive dhe artikujve shkencorë, si “Drithi si lëndë e parë për industrinë”, “Çembrionizimi i misrit”, “Bazat teorike të ndërtimit të diagramave të blojës etj. Është bashkëautor i disa studimeve, si “Ligjshmëria dhe kodeksi ushqimor”, “Studimi i cilësisë dhe siguriës së produkteve ushqimore të prodhuara në vend” etj. Ka punuar si specialist, drejtor, zvëndës Ministër në Ministrinë e Industrisë së Lehtë dhe Ushqimore dhe në Ministrinë e Bujqësisë dhe Ushqimit.
  • 1993-1998 Këshilltar i Kryeministrit.
  • Drejtor i përgjithshëm i “Buka” SH.A., Tiranë
  • Anëtar i Këshillit Shkencor të Institutit Kimiko-Teknologjik
  • Anëtar i Kryesisë së Unionit të Dhomave të Industrisë së Shqipërisë
  • Pedagog i jashtëm pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës
  • Pedagog i jashtëm pranë Universitetit të Tetovës, Maqedonia e Veriut.

Në shenjë mirënjohjeje për punën dhe kontributin e Prof. Dr. Abdyl Sinanit në arsim, kërkim shkencor dhe formimin e brezave të specialistëve, Kolegji Universitar Qiriazi i ka dhënë emrin e tij Laboratorit të Teknologjisë Ushqimore. Ky vlerësim nderon përkushtimin shumëvjeçar të Profesorit ndaj zhvillimit të shkencave dhe teknologjisë ushqimore.

Fusha kërkimore

Interesa akademike

  • Teknologji ushqimore
  • Shkenca dhe kimia e ushqimit
  • Siguri dhe cilësi ushqimore
  • Teknologjia e drithërave dhe bluarjes
  • Ruajtja dhe përpunimi i produkteve ushqimore
  • Legjislacion dhe standarde ushqimore

Publikime shkencore