Shqip
Shqip
Kthehu te stafi akademik

Stafi Mësimdhënës

Dr. (proces) Luana Harizaj

Departamenti i Teknologjisë Ushqimore dhe Turizmit

Departamenti i Teknologjisë Ushqimore dhe Turizmit

Biografia

Luana Harizaj është kërkuese shkencore, pedagoge dhe eksperte me një formim të gjerë akademik në fushën e sigurisë ushqimore, politikave mbi ushqimin dhe shkencave natyrore. Ajo është diplomuar me 110/110 e lode në studimet Bachelor në Shkencë dhe Teknologji Agroushqimore dhe Masterin e Shkencave në Teknologji dhe Bioteknologji Ushqimore pranë Universitetit të Perugia-s në Itali. Gjatë kësaj periudhe ka kryer edhe mobilitete kërkimore në Institut Meurice në Bruksel. Aktualisht është kandidate për gradën Doktor i Shkencave pranë Universitetit të Tiranës, ku po thellon studimet mbi standardet e etiketimit si instrument për garantimin e sigurisë ushqimore në Shqipëri.
Aktualisht ushtron detyrën e lektores në degën Teknologji Ushqimore, pjesë e Departamentit të Teknologjisë Ushqimore dhe Turizmit në Kolegjin Universitar “Qiriazi”. Veprimtaria e saj akademike dhe kërkimore përqendrohet te siguria ushqimore, politikat mbi ushqimin, mbrojtja e konsumatorit, pajtueshmëria e paketimit dhe përafrimi i kuadrit rregullator shqiptar me atë evropian. Përpara këtij angazhimi, ka punuar për afro një dekadë si pedagoge pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës. Ajo ka zhvilluar gjithashtu një veprimtari të gjerë akademike si hulumtuese shkencore pranë Universitetit të Hohenheim-it në Gjermani (2015-2020).
Krahas angazhimit universitar, ka një profil të spikatur si aktiviste në çështjet me interes publik, duke kontribuar aktivisht në hartimin e programeve dhe nismave advokuese që lidhen me arsimin dhe politikat agroushqimore. Është gjithashtu aktive në rritjen e vetëdijesimit të konsumatorit shqiptar përmes pranisë në media, duke nxitur transparencën dhe mbrojtur të drejtën e qytetarëve për produkte të sigurta.

Fusha kërkimore

Interesa akademike

  • siguria ushqimore
  • politikat mbi ushqimin
  • mbrojtja e konsumatorit
  • pajtueshmëria e paketimit dhe përafrimi i kuadrit rregullator shqiptar me atë evropian

Publikime shkencore

Nuk ka ende publikime të regjistruara për këtë autor.