Shqip
Shqip
Dr. Altin Kulli
Kthehu te stafi akademik

Drejtues Departamentesh dhe Zyrash

Dr. në shkenca ekonomike Altin Kulli

Drejtues i Departamentit të Menaxhim Biznesit

Departamenti i Menaxhim Biznesit

Biografia

Dr. Altin Kulli është pedagog dhe drejtues i Departamentit të Menaxhimit të Biznesit pranë Fakultetit të Ekonomisë në Kolegjin Universitar Qiriazi. Ka përvojë shumëvjeçare në mësimdhënie, kërkim shkencor dhe drejtim akademik në institucione publike dhe jopublike të arsimit të lartë. Më parë ka ushtruar detyrën e pedagogut dhe drejtuesit të departamentit pranë Institutit Kanadez të Teknologjisë në Tiranë (ICT-CIT).

Në vitin 1997 përfundon studimet në biznes dhe administrim në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Në vitin 2001 përfundon studimet pasuniversitare Master në analizë ekonomike të aplikuar dhe menaxhim financiar pranë Institutit Agronomik Mesdhetar të Chania-s (MAICh), Greqi. Në vitin 2009 fiton gradën shkencore “Doktor” në shkenca ekonomike. Përvoja e tij në mësimdhënie përfshin mikroekonominë, makroekonominë, financat publike, analizën e investimeve dhe portofolit.

Veprimtaria kërkimore e Dr. Kullit përfshin analizën dhe modelimin e luhatjeve të kursit të këmbimit, si dhe studimin e sjelljes së konsumatorit në raport me ekonominë qarkulluese. Është autor dhe bashkautor i punimeve të realizuara në bashkëpunim me studiues vendas dhe të huaj, përfshirë kërkime krahasuese ndërmjet Shqipërisë, Polonisë dhe Portugalisë.

Në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar, në qershor 2026, ka zhvilluar një mobilitet akademik përmes programit CEEPUS në Universitetin e Warmias dhe Mazury-t, në Olsztyn, Poloni, me fokus forcimin e bashkëpunimit akademik dhe shkencor ndërinstitucional.

Fusha kërkimore

Interesa akademike

  • Analiza dhe modelimi i kurseve të këmbimit
  • Tregjet financiare investimet dhe menaxhimi i portofolit
  • Ekonomia bankare dhe sigurimet
  • Konkurrenca dhe strukturat e tregut
  • Ekonomia qarkulluese dhe sjellja e konsumatorit

Kërkim & Botime

Publikime shkencore

  1. (2025) Consumers’ knowledge and decisions on circularity: Albanian, Polish, and Portuguese perspectives Springer
  2. (2023) Consumption behavior towards the circular economy
  3. (2022) Diversification of student consumption during the pandemic-Albania, Poland and Portugal
  4. (2019) Determinants of Market Concentration in the Albanian Banking System, An Empirical Analysis Using the Herfindahl-Hirschman Index