Shqip
Shqip
Prof. Dr. Halit Xhafa
Kthehu te stafi akademik

Stafi Mësimdhënës

Prof. Dr. Halit Xhafa

Fakulteti i Ekonomisë

Biografia

Prof. Dr. Halit Xhafa është dekan, Fakulteti i Ekonomisë, Kolegji Universitar “Qiriazi”.

Prof. Dr. Halit Xhafa ka udhëhequr rreth 20 disertantë për gradën shkencore “Doktor i Shkencave” dhe po ashtu një numër të konsiderueshëm temash diplome në nivelet Bachelor e Master. Pas vitit 1990 ka kryer specializime dhe kualifikime në universitete të ndryshme në SHBA, Angli, Gjermani, Greqi, etj.  Për vite me radhë ka qenë drejtues i SIFE të UT, aktivitet studentor për promovimin e sipërmarrjeve me rezultate të rëndësishme, deri fitues në konkurime kombëtare, europiane e botërore, duke fituar tituj dhe trofe në këto konkurime.  Prof. Dr. Halit Xhafa ka pasur dhe ka kontribute e angazhime aktive, si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të BSH-së, në borde të bankave të nivelit të dytë dhe të ndërmarrjeve të ndryshme publike, si dhe si drejtor drejtorie në Ministrinë e Financave, etj. Mban gradën shkencore “Doktor” dhe titullin akademik “Profesor”.

  • 2020 aktualisht Dekan, Fakulteti i Ekonomisë, Kolegji Universitar “Qiriazi”
  • 2017-2019 Pedagog, Universiteti i Durrësit “Aleksandër Moisiu”
  • 2006 (dhjetor) – 2013 (dhjetor) Anëtar i Këshillit Mbikëqyrës, Banka e Shqipërisë
  • 1980- 2017 Pedagog, Universiteti i Tiranës
  • 1997 Drejtor, Departamenti i Mbikëqyrjes së Industrisë Bankare, Ministria e Financave
  • 1973-1978 Specialist për investimet dhe auditin, Departamenti i Investimeve, Banka e Shqipërisë

 

Fusha kërkimore

Interesa akademike

  • Financë dhe menaxhim financiar
  • Bankë dhe sistem bankar
  • Investime dhe auditim
  • Mbikëqyrje dhe rregullim bankar
  • Qeverisje korporative
  • Sipërmarrje

Publikime shkencore

Nuk ka ende publikime të regjistruara për këtë autor.