Shqip
Shqip
Kthehu te stafi akademik

Stafi Mësimdhënës

Dr. në Ekonomi dhe Agrobiznes, Universiteti Bujqësor i Tiranës Denisa Cani

Departamenti i Menaxhim Biznesit

Biografia

Dr. Denisa Cani është pedagoge dhe kërkuese shkencore në fushën e financës, kontabilitetit dhe politikave fiskale. Ajo ka përfunduar studimet Master Shkencor në Financë-Kontabilitet dhe studimet e doktoratës në Ekonomi dhe Agrobiznes pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës. Në Kolegjin Universitar “Qiriazi” angazhohet në mësimdhënie në fushën e financës dhe kontabilitetit. Veprimtaria e saj kërkimore fokusohet në financë, fiskalizim dhe e-fiskalizim, inovacion financiar, digjitalizimin e politikave publike, administrimin tatimor dhe zhvillimin e agrobiznesit. Rezultatet e kërkimit të saj janë publikuar në revista shkencore të indeksuara në Scopus dhe Web of Science, si dhe janë prezantuar në konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare.

Në punimet e viteve të fundit, Dr. Cani ka trajtuar veçanërisht ndikimin e inovacionit financiar dhe faktorëve të sjelljes në pranimin e e-fiskalizimit, digjitalizimin e sistemit tatimor, efektet e reformës së fiskalizimit në të ardhurat buxhetore, si dhe ndërveprimin ndërmjet e-fiskalizimit dhe inteligjencës artificiale në zhvillimin e një administrate tatimore më inteligjente.
Profili i saj akademik ndërthur financën dhe kontabilitetin me transformimin digjital dhe politikat publike, me interes të veçantë për aplikimin e teknologjive dhe metodave ekonometrike në analizën e çështjeve fiskale dhe financiare.

Lëndët e mësimdhënies:

  • Kontabilitet Kosto-Drejtimi (Program Studimi Bch Financë)
  • Hyrje në Financë (Program Studimi Profesionale 2-vjecare Asistent Ligjor dhe Administrativ)

 

 

Fusha kërkimore

Interesa akademike

  • financë
  • fiskalizim dhe e-fiskalizim
  • inovacion financiar
  • digjitalizimi i politikave publike

Publikime shkencore

Nuk ka ende publikime të regjistruara për këtë autor.