Çdo prezantim është më shumë se një provim. Është momenti ku njohuritë, aftësitë praktike dhe përkushtimi i fituar gjatë studimeve marrin formë përpara komisionit vlerësues.
Studentët e programit profesional 2-vjeçar “Kujdes Social dhe Shëndetësor” zhvilluan provimin e diplomimit, duke dëshmuar përgatitjen e tyre për të kontribuar me profesionalizëm dhe përgjegjësi në sektorin e kujdesit social dhe shëndetësor.
Ky është një tjetër hap i rëndësishëm drejt një karriere me ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e njerëzve.
I urojmë suksese çdo studenti në rrugëtimin e tij profesional!


