Disiplina, përkushtimi dhe formimi profesional janë elementët që ndërtojnë një karrierë të suksesshme në fushën e edukimit fizik dhe sportit.
Studentët e programit Bachelor “Edukim Fizik dhe Sporte” zhvilluan Provimin Përfundimtar, duke dëshmuar njohuritë teorike dhe kompetencat praktike të fituara gjatë viteve të studimit.
Ky moment shënon përmbylljen e një etape të rëndësishme akademike dhe konfirmon gatishmërinë e tyre për të kontribuar në arsimin, sportin dhe promovimin e një stili jetese aktiv e të shëndetshëm.
I urojmë suksese të gjithë studentëve në rrugëtimin e tyre profesional dhe besojmë se do të jenë ambasadorë të vlerave të sportit, edukimit dhe zhvillimit të vazhdueshëm.



