Përfundimi i studimeve është momenti kur njohuritë dhe aftësitë e fituara gjatë gjithë rrugëtimit akademik vihen në provë.
Studentët e programit me karakter profesional 2-vjeçar “Teknologji Informacioni” zhvilluan Provimin e Diplomimit, duke prezantuar kompetencat e tyre profesionale dhe përgatitjen për tregun e punës.
Gjatë këtij rrugëtimi ata kanë ndërtuar një bazë të fortë në:
* Programim dhe zhvillim aplikacionesh;
* Administrim të sistemeve dhe rrjeteve kompjuterike;
* Menaxhim të bazave të të dhënave dhe teknologjive të informacionit;
* Zgjidhje praktike për sfidat e botës digjitale.
I urojmë suksese të gjithë studentëve në këtë etapë të rëndësishme dhe besojmë se njohuritë e fituara do t’i shoqërojnë drejt një karriere të suksesshme në sektorin e teknologjisë së informacionit.



