Shqip
Shqip

Provimi i diplomimit “Informatikë Ekonomike Biznesi” dhe “Menaxhim Hoteleri Turizmi”

Çdo diplomë është rezultati i një rrugëtimi të ndërtuar me përkushtim, dije dhe punë të vazhdueshme.
Studentët e programeve Bachelor “Informatikë Ekonomike Biznesi” dhe “Menaxhim Hoteleri Turizmi” zhvilluan Provimin e Diplomimit dhe Mbrojtjen e Temave të Diplomimit, duke prezantuar njohuritë, aftësitë dhe projektet e tyre përpara komisionit akademik.
Ky moment përfaqëson përmbylljen e një etape të rëndësishme universitare dhe njëkohësisht hapjen e një kapitulli të ri drejt zhvillimit profesional.
I urojmë suksese të gjithë studentëve në rrugëtimin e tyre të mëtejshëm, me bindjen se përgatitja e fituar në Kolegjin Universitar “Qiriazi” do të jetë një bazë e fortë për sfidat dhe mundësitë që i presin.