Çdo eksperiencë profesionale nis me njohuri, praktikë dhe pasion për shërbimin.
Studentët e programit me karakter profesional 2-vjeçar “Hoteleri – Turizëm” zhvilluan Provimin e Diplomimit, duke kurorëzuar një etapë të rëndësishme të formimit të tyre akademik dhe profesional.
Përgjatë studimeve ata kanë zhvilluar kompetenca në:
* Menaxhimin e strukturave hoteliere dhe turistike;
* Organizimin dhe ofrimin e shërbimeve të mikpritjes;
* Komunikimin dhe kujdesin ndaj klientit;
* Planifikimin dhe administrimin e aktiviteteve në sektorin e turizmit.
I urojmë suksese të gjithë studentëve në rrugëtimin e tyre profesional dhe jemi të bindur se do të kontribuojnë me profesionalizëm në një nga sektorët më dinamikë dhe më të rëndësishëm të ekonomisë.



