Shqip
Shqip

Pjesëmarrja e Kolegjit Universitar Qiriazi në Konferencën e 5-të Ndërkombëtare Vjetore të Universitetit “Kadri Zeka”

Kolegji Universitar Qiriazi mori pjesë në Konferencën e 5-të Ndërkombëtare Vjetore të organizuar nga Universiteti Kadri Zeka, një aktivitet akademik që mblodhi studiues, pedagogë, profesionistë dhe përfaqësues institucionesh nga vende dhe fusha të ndryshme, me fokus promovimin e kërkimit shkencor dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Në ceremoninë e hapjes, Anxhela Uldedaj, Kryetare e Bordit të Administrimit të Kolegji Universitar Qiriazi, përshëndeti pjesëmarrësit në emër të institucionit, duke vlerësuar rëndësinë e bashkëpunimit akademik dhe shkëmbimit të njohurive në një kohë kur transformimi digjital, inteligjenca artificiale dhe sfidat globale po ndikojnë ndjeshëm në zhvillimin e shoqërive moderne.

Në fjalën e saj, ajo solli në vëmendje trashëgiminë e pasur të Kolegjit Universitar Qiriazi, institucionit më të vjetër arsimor shqiptar, të themeluar nga motrat Qiriazi, duke theksuar se misioni i tij vazhdon të mbetet i njëjtë: vendosja e arsimit në shërbim të individit, komunitetit dhe zhvillimit shoqëror. Gjithashtu, u nënvizua roli i universiteteve si qendra të dijes, inovacionit dhe formimit të brezave të rinj, si dhe nevoja që kërkimi shkencor të lidhet ngushtë me nevojat reale të shoqërisë.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua partneritetit ndërmjet Universiteti Kadri Zeka dhe Kolegji Universitar Qiriazi, i cili bazohet në vlera të përbashkëta si cilësia akademike, integriteti institucional dhe përkushtimi ndaj zhvillimit të arsimit dhe kërkimit shkencor.

Konferenca shërbeu si një platformë e rëndësishme për shkëmbimin e ideve, krijimin e urave të reja të bashkëpunimit dhe forcimin e lidhjeve akademike ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë në rajon dhe më gjerë. Përmes pjesëmarrjes në aktivitete të tilla, Kolegji Universitar Qiriazi riafirmon angazhimin e tij për ndërkombëtarizimin, promovimin e kërkimit shkencor dhe ndërtimin e partneriteteve që kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm të shoqërisë.

 

Lajmet

Kolegji Universitar Qiriazi Lajme

Maturantë, zgjedhja që bëni sot mund të ndryshojë të nesërmen

Maturantë, e dimë që këtë periudhë të vetmet gjëra që keni në mendje janë: provimet, universiteti që do të zgjidhni dhe çfarë do të vijë pas tyre.
Nëse edhe ti je në fazën e zgjedhjes së degës dhe universitetit, mos harro se një vendim i mirë sot mund të bëjë diferencën nesër. Zgjidh një universitet që të ofron jo vetëm dije teorike, por edhe mundësi reale për zhvillim profesional, eksperienca ndërkombëtare dhe mbështetje gjatë gjithë rrugëtimit akademik.
Në Kolegjin Universitar Qiriazi, studentët kanë mundësi të ndjekin programe të orientuara drejt tregut të punës, të përfitojnë nga partneritetet ndërkombëtare dhe të ndërtojnë një profil konkurrues për të ardhmen. Një mjedis akademik që vendos në qendër studentin dhe suksesin e tij.
Mos harroni se të gjithë maturantët që rezervojnë gjatë muajit Qershor në Kolegjin Universitar Qiriazi përfitojnë 20% reduktim në tarifë.
📩 Na kontakto për më shumë informacion mbi programet dhe regjistrimet.
📨mailto:[email protected]
☎️+355 67 2000 874
📍Ju mirëpresim në ambientet e Universitetit, rruga Taulantët, Kodër-Kamëz, Tiranë 1029

3 – 26 Korrik 2026, faza e pagesës së tarifave

Studentë të ardhshëm, njoftim!
Nga data 3 korrik deri më 26 korrik 2026 do të zhvillohet faza e pagesës së tarifave, një nga hapat e parë të procesit të aplikimit në universitet për vitin akademik 2026–2027.
Pasi të kryeni pagesën, do të jeni të gatshëm të vazhdoni me aplikimin online në portalin U-Albania, sipas afateve të përcaktuara.
Mos e lini për ditët e fundit. Përfundimi i këtij hapi brenda afatit ju mundëson të vijoni normalisht me procedurat e aplikimit.
🎓 Nëse dëshironi informacion mbi programet e studimit të Kolegjit Universitar Qiriazi, kriteret e pranimit ose asistencë gjatë procesit të aplikimit, stafi ynë është në dispozicion për t’ju ndihmuar.
📨mailto:[email protected]
☎️+355 67 2000 874
📍Ju mirëpresim në ambientet e Universitetit, rruga Taulantët, Kodër-Kamëz, Tiranë 1029

THIRRJE PËR APLIKIME

Kolegji Universitar Qiriazi, në bashkëpunim me United Nations Office on Drugs and Crime (UNODC) përmes iniciativës GRACE, fton studentët dhe të rinjtë deri në moshën 30 vjeç të bëhen pjesë e një workshop-i ndërkombëtar dyditor mbi lidhjen mes ndryshimeve klimatike dhe korrupsionit.
📅 Data: 10–11 Shtator 2026
📍 Formati: Fizikisht në Tiranë
🗣️ Gjuha e zhvillimit: Anglisht
Përmes metodologjisë ndërkombëtare Climate Fresk, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të:
* kuptojnë më mirë shkencën pas ndryshimeve klimatike;
* eksplorojnë ndikimin e korrupsionit në politikat dhe veprimet mjedisore;
* zhvillojnë ide dhe iniciativa që promovojnë transparencën, integritetin dhe përgjegjshmërinë në komunitet.
Nuk kërkohet përvojë paraprake. Mjaftojnë interesi, motivimi dhe gatishmëria për të marrë pjesë aktivisht.
🎓 Të gjithë pjesëmarrësit që ndjekin dhe angazhohen gjatë workshop-it do të pajisen me Certifikatë Përfundimi nga UNODC GRACE Initiative.
☕ Pushimet e kafesë dhe dreka do të mbulohen nga UNODC.
📩 Për të aplikuar, dërgoni deri më 6 Korrik 2026 një email në: [[email protected]](mailto:[email protected])
Email-i duhet të përmbajë:
* Emrin dhe mbiemrin
* Moshën
* Institucionin/Fakultetin/Programin e studimit dhe vitin e studimit (ose organizatën përkatëse)
* Nivelin e njohjes së gjuhës angleze
* Numrin e telefonit
* Një motivim të shkurtër (3–5 fjali) mbi interesin tuaj për workshop-in
Vendet janë të kufizuara dhe do të plotësohen sipas rendit të aplikimeve

Mundësi pagese deri në 10 këste

Ëndrra për të vazhduar universitetin nuk duhet të ndalet nga tarifat!
Kolegji Universitar Qiriazi ofron mundësi pagese deri në 10 këste, për t’ua bërë studimet më të përballueshme studentëve dhe familjeve të tyre. Sepse fokusi yt duhet të jetë te dega, e ardhmja dhe rruga që do ndërtosh, jo te stresi financiar.
📩 Na kontakto për informacion mbi regjistrimet dhe mënyrat e pagesës.
📨mailto:[email protected]
☎️+355 67 2000 874
📍Ju mirëpresim në ambientet e Universitetit, rruga Taulantët, Kodër-Kamëz, Tiranë 1029

Master Shkencor në Financë

Financa nuk është vetëm të menaxhosh para.Është të kuptosh si funksionon ekonomia, si vlerësohen rreziqet dhe si merren vendime që ndikojnë individë, biznese dhe institucione.
📊 Çfarë ndërton gjatë studimeve?
– njohuri të avancuara në analizë dhe menaxhim financiar
– aftësi për të interpretuar të dhënat dhe për të ndërtuar strategji financiare
– përgatitje për karrierë në banka, kompani, institucione publike dhe konsulencë financiare
Sepse pas çdo vendimi të rëndësishëm financiar, qëndron dikush që di të analizojë, të parashikojë dhe të veprojë me përgjegjësi.
🎬Next episode: Ti, duke marrë vendime që krijojnë vlerë.
📨mailto:[email protected]
☎️+355 67 2000 874
📍Ju mirëpresim në ambientet e Universitetit, rruga Taulantët, Kodër-Kamëz, Tiranë 1029