Open Day 2024

Në datat 3 & 4 maj, Universiteti Qiriazi mikpriti gjimnazistë, të rinj, prindër dhe mësues në “Open Day 2024”. Ky aktivitet erdhi me pjesëmarrje dhe interesim të lartë nga të rinj dhe të reja të cilët zhvillimin e tyre personal dhe studimet e larta, i shohin si një ndër zgjedhjet më të rëndësishme në jetën e tyre. 😊

Përgjatë dy ditëve ata patën mundësinë të njihen nga afër me ambientet e universitetit, stafin akademik dhe një pjesë të studentëve aktualë, duke ndarë kështu informacione, përvoja dhe ndjesi. 🥰

“Open Day” ishte një aktivitet i cili krahas argëtimit, ju dha të rinjve mundësinë të përfitojnë:

– Bursa për studentët me mesatare mbi 8.0;

– 10% zbritje për të gjitha programet e studimit, rezervimet e të cilave u bënë në ditën e aktivitetit;

– Këshillim karriere;

– Qiriazi Fest, muzikë dhe koktejl party.

Shumë të lumtur për pjesëmarrjen tuaj! ☺️

🌐www.qiriazi.edu.al

📨 [email protected]

🌳linktr.ee/qiriazi

☎️+355 67 2000 874

📍Ju mirëpresim në ambientet e Universitetit, rruga Taulantët, Kodër-Kamëz, Tiranë 1029

Lajmet

Kolegji Universitar Qiriazi Lajme

Shkolla e Mesme Profesionale, dega TIK në Kamëz ...

Ditë e re, maturantë të rinj në Universitetin Qiriazi 🧑‍🎓

Maturantët e Shkollës së Mesme Profesionale në Kamëz, dega TIK vizituan ambientet tona. Ata u njohën jo vetëm me laboratorët, auditorët, bibliotekën… por edhe me programet e studimit dhe stafin akademik.

Një vizitë e cila i ndihmoi ata të qartësohen mbi vendimin se cilit universitet do t’i besojnë të ardhmen e tyre! 😊

📌Për çdo pyetje ose informacion të mëtejshëm, ju lutemi të mos hezitoni të na kontaktoni në:

🌐www.qiriazi.edu.al

📨 [email protected]

🌳linktr.ee/qiriazi

☎️+355 67 2000 874

📍Ju mirëpresim në ambientet e Universitetit, rruga Taulantët, Kodër-Kamëz, Tiranë 1029

Shkolla e Mesme Profesionale, dega Kujdes Social d...

🧑‍🎓Këtë herë dyert e Kolegjit Universitar Qiriazi u hapën për maturantët e Shkollës së Mesme Profesionale të Kamzës. Maturantët të cilët do të diplomohen në drejtimin “Kujdes Social dhe Shëndetësor” vizituan nga afër ambientet e universitetit si dhe u njohën me një pjesë të stafit akademik dhe programet e studimit. 📚

Mbase shumë shpejt ata do të jenë studentët tanë të ardhshëm! 😊

📌Për çdo pyetje ose informacion të mëtejshëm, ju lutemi të mos hezitoni të na kontaktoni në:

🌐 www.qiriazi.edu.al

📨 [email protected]

🌳linktr.ee/qiriazi

☎️+355 67 2000 874

📍Ju mirëpresim në ambientet e Universitetit, rruga Taulantët, Kodër-Kamëz, Tiranë 1029

Praktikë profesionale pranë “Institutit të F�...

🧑‍🎓Studentët e programit profesional “Kujdes Social dhe Shëndetësor”, viti i II, filluan praktikën profesionale pranë “Institutit të Fëmijëve që nuk Dëgjojnë”. Nën udhëheqjen e Drejtueses së Departamentit, Dr. Erjona Fusha dhe pedagoges, njëkohësisht edhe Drejtuese e Institutit, Msc. Orjola Idrizi, studentët tanë zhvilluan një takim informues dhe prezantues të mjediseve të këtij institucioni.

Në ditën e parë të praktikës, studentët u njohën edhe me rregulloren e Institutit, për të patur të qarta detyrat dhe të drejtat e tyre përgjatë kohës së zhvillimit të kësaj praktike. Gjithashtu, ata u njohën me disa nga veprimtaritë e këtij institucioni, i cili ka filluar punën e tij që në vitin 1963, si institucioni unik dhe kombëtar për arsimin 9-vjeçar dhe të mesëm të fëmijëve që nuk dëgjojnë.

Në fokus të studentëve ishin edhe punët e realizuara nga fëmijët që frekuentojnë këtë institucion, duke eksploruar botën e tyre plot ngjyra. ☺️

📌Për çdo pyetje ose informacion të mëtejshëm, ju lutemi të mos hezitoni të na kontaktoni në:

🌐www.qiriazi.edu.al

📨 [email protected]

🌳linktr.ee/qiriazi

☎️ +355 67 2000 874

📍Ju mirëpresim në ambientet e Universitetit, rruga Taulantët, Kodër-Kamëz, Tiranë 1029

Shkolla e Mesme Profesionale, dega Hoteleri –...

🧑‍🎓Universiteti Qiriazi mikpriti me shumë kënaqësi maturantët e Shkollës së Mesme Profesionale, dega Hoteleri – Turizëm në Kamëz. Ata u njohën nga afër me ambientet, stafin akademik dhe programet e studimit.

Në një tour një ditor, maturantët patën mundësinë të shihnin sallat e auditoreve, laboratorët, bibliotekën dhe ambientet relaksuese. Në përfundim të vizitës ata u bindën se Universiteti Qiriazi ëshë zgjedhja e duhur për t’i besuar zhvillimin e tyre. 😊

📌Për çdo pyetje ose informacion të mëtejshëm, ju lutemi të mos hezitoni të na kontaktoni në:

🌐www.qiriazi.edu.al

📨 [email protected]

🌳linktr.ee/qiriazi

☎️ +355 67 2000 874

📍Ju mirëpresim në ambientet e Universitetit, rruga Taulantët, Kodër-Kamëz, Tiranë 1029

Universiteti Qiriazi në Panairin e Librit “...

Universiteti Qiriazi mori pjesë në edicionin e tretë të Panairit të Librit “Kamza Lexon”. Një panair i organizuar nga Bashkia Kamëz, i cili u zhvillua në Sheshin Nënë Tereza, Kamëz, në datat 10 & 11 maj 2024. 📚

Në stendën e Universitetit Qiriazi u prezantuan tre nga botimet tona, të cilat rrëmbyen menjëherë vëmendjen dhe interesin e të pranishëmve. 😊

🌐www.qiriazi.edu.al

📨[email protected]

🌳linktr.ee/qiriazi

☎️ +355 67 2000 874

📍Ju mirëpresim në ambientet e Universitetit, rruga Taulantët, Kodër-Kamëz, Tiranë 1029

Shiko të Gjitha