Kolegji Universitar “Qiriazi” është një nga institucionet e para arsimore në historinë e arsimit shqiptar, me rrënjë që datojnë që në vitin 1922.Gjatë dekadave, institucioni ka përballuar sfidat e kohëve ideologjike dhe politike, por sot shfaqet i rilindur me një frymë të re dhe vizion bashkëkohor.
Me një traditë të pasur arsimore dhe një përkushtim ndaj cilësisë akademike, Kolegji Universitar “Qiriazi” përfshin në përbërjen e tij Fakultetin e Ekonomisë, Fakultetin e Edukimit, Shkencave Sociale dhe Sportit, Fakultetin e Drejtësisë, si dhe Kolegjin Profesiona të Lartë. Fokusi ynë kryesor është ruajtja e trashëgimisë akademike, nxitja e ndërkombëtarizimit, bashkëpunimi institucional dhe orientimi drejt mundësive të punësimit për studentët tanë.
Në kuadër të zgjerimit të stafit akademik Kolegji Universitar “Qiriazi” fton të gjithë të interesuarit të aplikojnë për pozicionin vakant, sipas kritereve të mëposhtme.
Pozicioni: Pedagog/Lektor (me kohë të plotë)
Fusha: Ekonomi –Financë.
Titulli i kërkuar: Prof.As.Dr.
Kriteret kryesore:
Të ketë eksperiencë të dokumentuar në mësimdhënie në arsimin e lartë.
Të ketë veprimtari kërkimore-shkencore të botuar në fushën përkatëse.
Të zotërojë gjuhën angleze në nivel C1 (dëshmohet me certifikatë ose përmes testimit).
Aftësi të larta komunikuese, bashkëpunuese dhe përkushtim ndaj cilësisë akademike.
Të zotërojë aftësi drejtuese dhe kapacitet për të kontribuar në zhvillimin institucional dhe akademik.
Aplikimi
Kandidatët duhet të dërgojnë në format elektronik dokumentacionin e mëposhtëm:
CV e përditësuar (Europass ose sipas formatit të institucionit).
Diplomë dhe listë notash për çdo cikël studimi.
Kopje të dokumenteve që vërtetojnë titujt shkencorë dhe eksperiencën akademike.
Vërtetim i njohjes së gjuhës angleze.
Botime shkencore (në PDF/link) nëse ka.
Letër motivimi
📍 Vendi i punës: Tiranë, Kampusi i Kolegjit Universitar “Qiriazi”
Afati për aplikim: Deri më datë 30 Gusht 2025
Dërgimi i aplikimeve: [email protected]me subjekt: Pozicionin Lektor në Financë – Titulli akademik,Prof.As.Dr
Për më shumë informacion: +355 69 607 3579 www.qiriazi.edu.al
