Studentët e programit bachelor “Menaxhim Hoteleri-Turizëm” dhe programit profesional 2-vjeçar “Hoteleri-Turizëm”, nën kujdesin e pedagogut dhe udhërrëfyesit Dr. Edlir Orhani, mundësuar nga Universiteti Qiriazi, zhvilluan një elit-tur në qytetin e Lezhës.
Udhëtimi i cili u fokusua tek zhvillimi i një guide “kulturore-natyrore”, në mjedisin gjeografik të ketij qyteti dhe sherbim kostruktiv në Hotel Liss 1 dhe Hotel Liss 2.
Gjatë këtij turi, studentët u vendosen në pozicionin e një grupi turistësh të huaj, të cilët zhvilluan guidë turistike me udhërrëfyes të nivelit kombëtar, në monumentet historiko-kulturore të qytetit, si dhe morën një shërbim profesional tepër dinjitoz, si: check- in, akomodim, fjetje konsumim mengjesi dhe check-out.
Pedagogët simuluan performancën reale të një turi mikpritës dhe akomodues me të gjithë komponentët e tij, mjete udhëtimi, komunikim dhe animacion turistik, vizita informuese, akomodim, shërbim mëngjesi, shërbim kafeje, shërbim dreke dhe darke, etj.
Vizita 1
Vizitë historike në Kalanë e Lezhës, ecje me një ritëm të ngadaltë triking dhe informim mbi këtë monument historik.
Vizita 2
Vizitë ekoturistike në Lagunën e Kunes, duke eksploruar të gjithë abitatin me gjallesat e tij.
Vizita 3
Vizitë në qëndrën historike të Lezhës me fokus kryesor vendvarrimin e Gjergj Kastriot Skendebeut dhe menumentin simbolik të Lidhjes së Lezhës.
Vizita 4
Ecje e lirë, çlodhëse dhe argëtuese në afërsi të lumit Drin, duke shijuar dhe u informuar mbi aktivitetet rekreative që praktikohen në të.
#student #tourist #hoteleria #guide #universitetiqiriazi #zgjidhqiriazin
Rektorati i Kolegjit Universitar Qiriazi ka miratuar zhvillimin e sezonit të vjeshtës, si dhe një sezon të përshpejtuar për studentët e viteve të fundit.
Sezoni i vjeshtës
31 gusht – 11 shtator 2026
Gjatë këtij sezoni:
* Numri i provimeve nuk duhet të tejkalojë limitin 50% + 1, sipas Rregullores së Kolegjit Universitar Qiriazi.
* Sezoni do të vlejë edhe për deri në 3 provime të mbartura nga vitet e mëparshme, pa e tejkaluar në total kufirin prej 5 ose 6 provimesh, në varësi të programit të studimit.
Për regjistrim të provimeve jeni të lutur të paraqiteni pranë sekretarisë mësimore.
🌐https://www.qiriazi.edu.al
📨mailto:[email protected]
🌳linktr.ee/qiriazi
☎️+355 67 2000 874
📍Ju mirëpresim në ambientet e Universitetit, rruga Taulantët, Kodër-Kamëz, Tiranë 1029
Kolegji Universitar “Qiriazi” njofton se Senati Akademik ka miratuar Strukturën Akademike për vitin akademik 2026–2027, e cila përcakton organizimin e procesit mësimor për të gjitha programet e studimit.
Struktura përfshin programet e ciklit të parë (Bachelor), programet e ciklit të dytë (Master i Shkencave), programet e integruara të ciklit të dytë “Master i Shkencave në Drejtësi”, si dhe programet e studimit me karakter profesional. Dokumenti përcakton kalendarin akademik, kohëzgjatjen e semestrave, periudhat e mësimit, praktikave profesionale, provimeve, riprovimeve dhe pushimeve akademike.
Viti akademik 2026–2027 fillon më 5 tetor 2026 dhe përfundon më 24 shtator 2027, në përputhje me aktet ligjore dhe vendimet përkatëse të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.
Ftojmë të gjithë studentët, pedagogët dhe të interesuarit të njihen me Strukturën Akademike, e cila shërben si dokumenti zyrtar orientues për organizimin e vitit akademik.
📄 Bashkëngjitur gjeni Strukturën Akademike 2026–2027 të miratuar nga Senati Akademik i Kolegjit Universitar “Qiriazi”.