Fakulteti i Drejtësisë në Kolegjin Universitar “Qiriazi” organizoi Workshop-in me temë “Dialogue on Albanians attitudes towards the wearing of scarf in schools”.
Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin përfaqësues të Universitetit të Warwick në Londër
; Universitetit të Vienës
, Universiteti të Complutense në Madrid
; Ecole des Hautes Etudes en Sciences Sociales në Francë
, të Kolegjit Universitar “Logos”
; të Universitetit Europian të Tiranës
; si dhe projekti Quest.
Ky aktivitet u krijua në kuadër të projekteve të financuara nga Bashkimi Europian me partner shqiptar.
Qëllimi i këtij workshop-i është anëtarësimi dhe bashkëpunimi ndërakademik në programet e NORFACE GOVERNANCE dhe projektit QUEST.
Në këtë takim u diskutua mbi dialogun kushtetues dhe principet që lidhen me diskriminimin fetar, politik, gjinor, arsimor, etj.
Për studentët e pranishëm në fund të workshop-it u shpërndanë çertifikata pjesëmarrëse.
