Shqip
Shqip

21 Korrik 2026, data e aplikimit për Formularin A1Z

Studentë të ardhshëm, nesër, më 21 korrik, nga ora 08:00 deri në 16:00, hapet aplikimi për Formularin A1Z.
Ky formular është i nevojshëm për maturantët e viteve të kaluara që dëshirojnë të aplikojnë në raundin e parë të pranimeve në universitet.
Plotësimi kryhet në e-Albania, ndërsa më pas formulari duhet të konfirmohet pranë gjimnazit ku keni përfunduar arsimin e mesëm.
Nëse planifikoni të vazhdoni studimet në Kolegjin Universitar Qiriazi dhe keni nevojë për orientim gjatë procesit të aplikimit apo për zgjedhjen e programit të studimit, stafi ynë është në dispozicion për t’ju ndihmuar.
Suksese!
☎️+355 67 2000 874
📍Ju mirëpresim në ambientet e Universitetit, rruga Taulantët, Kodër-Kamëz, Tiranë 1029