Shqip
Shqip

Work and Study Fair 2026

Disa biseda zgjasin pak minuta.
Por mund të ndryshojnë gjithë drejtimin e së ardhmes. 🎓
Nga takimet me kompani dhe profesionistë të fushave të ndryshme, te pyetjet, kurioziteti dhe mundësitë reale për studentët… atmosfera në Kolegji Universitar Qiriazi gjatë Work and Study Fair 2026 ishte pikërisht ajo që duhet të jetë një urë mes universitetit dhe tregut të punës.
Sepse studimet nuk kanë vlerë vetëm për diplomën që merr në fund, por për dyert që të hapin gjatë rrugës.
☎️+355 67 2000 874
📍Ju mirëpresim në ambientet e Universitetit, rruga Taulantët, Kodër-Kamëz, Tiranë 1029

Lajmet

Kolegji Universitar Qiriazi Lajme

Programi Asistent Ligjor dhe Administrativ

Asistent Ligjor dhe Administrativ është ai roli që mban gjithçka në lëvizje, nga dokumentet te proceset, nga organizimi te zbatimi.
Çfarë ndërton gjatë këtyre 2 viteve?
– Aftësi për të menaxhuar dokumentacion ligjor dhe administrativ
– Kuptim real të funksionimit të institucioneve dhe bizneseve
– Një profil që kërkohet në çdo sektor
🎬 Next episode: Ti nuk je më thjesht pjesë e një zyre.
Je arsyeja pse ajo funksionon.
📨mailto:[email protected]
☎️+355 67 2000 874
📍Ju mirëpresim në ambientet e Universitetit, rruga Taulantët, Kodër-Kamëz, Tiranë 1029

E ardhmja fillon me drejtimin e duhur

E ardhmja shpesh nuk fillon me një vendim perfekt.
Fillon me një drejtim që ka kuptim.
Në Universitetin Qiriazi, çdo hap gjatë studimeve është i lidhur me atë që vjen më pas. Jo thjesht për të përfunduar një program, por për të ndërtuar një rrugë që funksionon.
🎓 Programe që të përfshijnë
💼 Mundësi që të afrojnë me tregun
🤝 Mbështetje që të mban në rrugë
Sepse disa zgjedhje bëjnë diferencën.

Leksionin i hapur me Skënder Sherifin

Një takim me artin, mendimin kritik dhe identitetin në kohën moderne.
Kolegji Universitar “Qiriazi” organizon leksionin e hapur me Skënder Sherifin, poet, shkrimtar, eseist dhe një nga personalitetet më të njohura të kulturës frankofone belgo-shqiptare.
I lindur në Kosovë dhe me veprimtari të gjatë në Bruksel, Sherifi ka ndërtuar një profil të veçantë artistik, ku ndërthuren shqipja dhe frëngjishtja, identiteti dhe liria, kultura dhe ekzistenca moderne. Ai është përfshirë në fjalorin e famshëm francez “Larousse”, ndërsa veprat e tij janë përkthyer dhe botuar edhe në shqip nga Ibrahim Rugova.
Gjatë leksionit do të diskutohet mbi:
▫️ artin dhe kulturën moderne
▫️ identitetin dhe sfidat e kohës
▫️ dialogun mes krijimtarisë dhe shoqërisë bashkëkohore
🗓️ 7 Maj 2026
🕛 Ora 12:00
📍 Kolegji Universitar “Qiriazi” – Salla “Charles Crane”
Një bisedë e hapur për studentët dhe të gjithë të apasionuarit pas artit, kulturës dhe mendimit bashkëkohor. ✨
📨mailto:[email protected]
☎️+355 67 2000 874
📍Ju mirëpresim në ambientet e Universitetit, rruga Taulantët, Kodër-Kamëz, Tiranë 1029

Bursa për studentët me talent dhe ambicie

Ke talent por talenti pa mundësi shpesh mbetet thjesht potencial.
Në Universitetin Qiriazi, ne nuk e lëmë të ndalet aty! Ne e identifikojmë, e mbështesim dhe e kthejmë në një avantazh real për të ardhmen tënde.
Nëse je i/e mirë në sport, art, IT apo ke aftësi lidershipi, kjo nuk është thjesht një cilësi, është një aset që mund të të hapë dyer. Ktheje talentin në mundësi konkrete.
👉 Apliko tani dhe bëje hapin që të diferencon.
📨mailto:[email protected]
☎️+355 67 2000 874
📍Ju mirëpresim në ambientet e Universitetit, rruga Taulantët, Kodër-Kamëz, Tiranë 1029

Programi Kujdes Social dhe Shëndetësor

Nuk është thjesht një zgjedhje studimi.
Është një rrugë që të vendos përballë realitetit!
Kujdesi Social dhe Shëndetësor kërkon më shumë se teori.
Kërkon përfshirje, vëmendje dhe aftësi për të vepruar.
🩺 Çfarë merr me vete nga këto 2 vite?
– përvojë reale në shërbime shëndetësore dhe sociale
– aftësi për të reaguar në situata konkrete
– një rol që ka vlerë në çdo sistem që funksionon
Sepse jo çdo profesion matet me fjalë.
Disa maten me ndikimin që lënë tek të tjerët.
🎬 Next episode: Nuk po mendon më çfarë do bësh.
Je duke e bërë.
📨mailto:[email protected]
☎️+355 67 2000 874
📍Ju mirëpresim në ambientet e Universitetit, rruga Taulantët, Kodër-Kamëz, Tiranë 1029